Sa është çmimi i tokave në zonat bregdetare
Tabela me çmimet për metër katror të truallit në bregdet. Sa do të paguajnë banorët që kanë vila në zonat turistike
Vetëm pak muaj më parë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave miratoi tabelën e çmimit të tokave në zona të ndryshme bregdetare të vendit. Ajo që vihet re në këtë tabelë është çmimi i lartë i tokës për metër katror, e krahasueshme ky çmim me zonat urbane të qyteteve të rëndësishme të vendit. Por, çmimi i tokave në bregdet është i ndryshëm në bazë të largësisë së truallit nga deti. Kështu, sa më afër detit, aq më i shtrenjtë është çmimi i truallit dhe sa më larg detit, aq më i lirë është ky çmim. Po ashtu, vërehet dhe një diferencë mes çmimeve të publikuara nga Agjencia Shtetërore e Kthimit dhe Kompensimi të Pronës dhe çmimeve të tregut që publikohen nga agjencitë imobiliare. Nga një vëzhgim i njoftimeve bie në sy se çmimi real me të cilin funksionon tregtia e truallit në zonat bregdetare është disa herë më i lartë sesa çmimi që ofrojnë ekspertët shtetërorë. Kjo është në favor të banorëve që kanë ndërtuar vila në bregdet dhe në bazë të projektligjit të ri që pritet të miratohet së shpejti nga qeveria, duke paguar truallin në bazë të çmimit të tregut që u referohet çmimeve të miratuara nga qeveria, ata bëhen pronarë të ligjshëm të këtyre objekteve të ndërtuara pa leje.
Çmimet
Nga tabela e hartuar nga ekspertë të AKKP-së çmimin më të lartë të truallit e ka zona e Gjirit të Durrësit me 37 262 lekë për metër katror. Më pas vijnë zona të tjera, si Golemi me 17158 lekë/m2, Karpeni me 14117 lekë/m2, Spilleja me 11075 lekë/m2, Gjiri i Lalëzit me 13866 lekë/m2, Shëngjini me 25510 lekë/m2. Çmime të larta gëzojnë dhe tokat përreth liqenit të Pogradecit me çmimin maksimal prej 27 177 lekësh/m2 dhe çmimin minimal prej 22 000 lekësh/m2. Pra edhe këtu funksionon parimi; sa më afër bregut, aq më i shtrenjtë është çmimi i truallit.
Një tjetër zonë bregdetare me çmime të larta për metër katror është ajo përreth liqenit të Shkodrës. Çmimi maksimal i tokave përreth liqenit të Shkodrës është 31 753 lekë/m2, ndërsa çmimi minimal është 13 429 lekë/m2. Çmimi i trojeve në Velipojë është 1 286 lekë/m2. Më pas çmimet vijnë duke u ulur në zona të tilla si Gjiri i Rodonit (Laç) me 4 904 lekë/m2, Gjiri në lumin Mat me 4 904 lekë/m2, bregu i liqenit me 21 564 lekë/m2.
Përsa u përket zonave bregdetare të Jugut çmimet duket se janë më të ulëta se çmimet në zonat bregdetare që lagen nga deti Adriatik. Në zonën bregdetare të fshatrave të Jugut duket se çmimin më të lartë e kanë tokat në Orikum me 17 867 lekë/m2. Më pas vjen Dhërmiu me 2 281 lekë/m2, Palasa me 1 729 lekë/m2, Piluri me 671 lekë/m2, Radhima me 2 143 lekë/m2, Zvërneci me 1 617 lekë/m2, Delvina me 1 191 lekë/m2 dhe Ksamili me 3 686 lekë/m2. Burimet nga AKKP-ja bëjnë të ditur se çmimet e ulëta të këtyre fshatrave janë për pasojë të mungesës së një plani urbanistik për shkak të largësisë nga zonat e zhvilluara urbane.
Çmimet e tokave sipas AKKP-së
Dhërmi: 2 281 lekë/m2
Palasë: 1 729 lekë/m2
Pilur: 671 lekë/m2
Orikum: 17 867 lekë/m2
Radhimë: 2 143 lekë/m2
Zvërnec: 1 617 lekë/m2
Delvinë: 1 191 lekë/m2
Ksamil: 3 686 lekë/m2
Në Shkodër
Çmimi maks.: 31 753 lekë/m2
Çmimi min.: 13 429 lekë/m2
Velipojë: 1 286 lekë/m2
Pogradec
Çmimi maks.: 2 7177 lekë/m2
Çmimi min.: 22 000 lekë/m2
Golemi 17 158 lekë/m2
Karpeni 14 117 lekë/m2
Spilleja 11 075 lekë/m2
Gjiri i Durrësit 37 262 lekë/m2
Gjiri i Lalëzit 13 866 lekë/m2
Shëngjini 25 510 lekë/m2
Gjiri i Rodonit - Laç 4 904 lekë/m2
Gjiri në lumin Mat 4 904 lekë/m2
Bregu i liqenit 21 564 lekë/m2
Legalizimet në bregdet, penalizohen ish-pronarët e tokave
Projektligji që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë duket se penalizon shtresën e ish-pronarëve. Kjo për faktin se kategorisë së ish-pronarëve i ishte premtuar në vazhdimësi nga qeveria se do të kompensohej me troje në bregdet. Ndërsa deklarata e djeshme e Berishës ka kundërshtuar deklaratat e tij të disa muajve më parë. Nëse tokat në bregdet nxirren në shitje nga qeverie ashtu sikurse u deklarua gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, atëherë pronarët e ligjshëm të këtyre tokave duhet të kënaqen vetëm me kompensimin financiar që ofrohet nga qeveria.
Vetëm pak kohë më parë kryeministri Berisha ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë po punon në gjetjen e tokave të lira në zonat bregdetare, të cilat do të përdoren për kompensimin fizik të ish-pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Ndërsa deklarata e Berishës në mbledhjen e fundit të qeverisë kundërshton qëndrimin e tij në vazhdimësi. Miratimi i projektligjit për legalizimin e ndërtimeve informale në bregdet penalizon shtresën e pronarëve të tokave në zonat bregdetare. Kjo për faktin se çmimi i tokave në bregdet rritet nga viti në vit, ndërsa vlera e parave që ish-pronarët do të përfitojnë në formën e kompensimit financiar zhvlerësohet nga viti në vit. Ndaj dhe ish-pronarët e kundërshtojnë këtë nismë të re të qeverisë ndërsa kërkojnë kthimin e tokave të tyre në bregdet.
14 Gusht 2009