Integrimi rajonal, rast i mire per investime
Nga Luljeta Krasniqi
Terheqja e investimeve te huaja dhe integrimi ne Bashkimin Evropian jane dy arsyet qe kane shtyre perfaqesuesit e bizneseve dhe te shoqerise civile nga Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia qe te kerkojne bashkepunim me te gjere per harmonizimin e politikave ne nivel zyrtar ne mes te vendeve te tyre. Gjate nje takimi te perbashket, ata thane se mosbashkepunimi ne mes vendeve te rajonit po parqet pengese per zhvillimin e qendrueshem ekonomik dhe se gjithashtu po largon edhe investitoret. Perfaqesuesi nga USAID-i, Petter Daffy, tha se integrimi eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme per vendet e Ballkanit. Ai kerkon nga vendet regjionale nje bashkepunim te ndersjelle, ne menyre qe te arrihet nje zhvillim i qendrueshem ekonomik. "Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme dhe eshte kuptuar se ju mund te punoni jashte kufijve te shtetit tuaj per te permiresuar jeten e njerezve qe jetojne ketu. Eshte thene shume here, mirepo eshte e vertete se ne jemi pjese e nje familjeje dhe kur investitoret i drejtojne syte kah nje shtet, ata e analizojne tregun e tere rajonit", theksoi Daffy. Nder te tjera, perfaqesuesi i Agjencise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Zhvillim, zoti Daffy, tha se ne Kosove dhe ne vendet e rajonit ka pasur perparime ne integrim dhe kooperim. Kjo, sic u shpreh ai, eshte nje hap pozitiv, pasi qe problemet e ketyre vendeve mund te zgjidhen vetem se bashku.
Ndersa, Laura Kryeziu, menaxhere e programit nacional regjional, thote se per te arritur nje zhvillim te qendrueshem ekonomik, kerkohet te kete nje qasje tjeter te politikave dhe zbatimit te tyre ne te gjithe sektoret sociale, ekonomike dhe politike. "Ne rastin tone, me shume rendesi te madhe eshte edhe vete ambienti politik ne te cilin jetojme dhe sa eshte i mundshem ndryshimi i ketyre reformave qe do te fillojne per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik", thote Kryeziu.
Perfaqesuesi i Institutit per Studime te Avancuara, Shpend Ahmeti, konsideron se perkunder asaj qe tani ka perfunduar periudha e konflikteve, te cilat kane qene ne mes te popujve te Ballkanit, ende paraqiten probleme politike, te cilat po ndikojne ne zhvillimin ekonomik. Ahmeti thote se mosnjohja e Kosoves shtet nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, si dhe mosbashkepunimi i mire ndermjet vendeve regjionale ne fushen ekonomike, po shkaktojne probleme potenciale ne zhvillimin e qendrueshem ekonomik, si dhe po i largojne investitoret. "Ne vend qe te punojme se bashku per te arritur nje integrim me te shpejte, fatkeqesisht po behen pengesa te medha ne kete drejtim", thote Ahmeti. Ai thote se askush nuk vjen per te investuar ne Kosove, nese shihet tregu prej 2 milione banoresh. Sipas tij, per shumicen e investitoreve te medhenj, nje treg i vogel nuk eshte interesant, mirepo nje treg regjional prej 30 milione banoresh eshte shume me atraktiv. Por, problemi qendron tek, sic thote Ahmeti, bashkepunimi shume i ulet mes regjioneve ne aspektin zyrtar. "Ekonomia eshte ajo e cila i lidh njerezit edhe ne problemet me te medha politike. Ne veri bashkepunojne me se miri serbet dhe shqiptaret dhe ate ne kontrabande, pasi qe i ka lidhur interesi ekonomik edhe aty behet bashkepunimi ekonomik", u shpreh Ahmeti.
Sidoqofte, sfide per institucionet e Kosoves dhe vendet tjera te rajonit mbetet nenshkrimi i marreveshjeve zyrtare dhe zbatimi i tyre per nje zhvillim me te qendrueshem ekonomik rajonal.