21 janari, Dokumenti: Garda të hapë zjarr po hynë me dhunë protestuesit
Garda e Republikës ka qenë e përgatitur që në letra që të qëllonte mbi turmën në 21 janar 2011.
Në një dokument të klasifikuar, që mban datën 21 janar 2011, firmosur nga Artan Hoxha shefi i Shtabit të Gardës dhe miratuar nga komandanti Ndrea Prendi, garda do të qëllonte po të përdoreshin armët e zjarrit, apo të hyhej me dhunë në institucion, raporton shqiptarja.com.
Plani në fjalë mësohet se është hartuar në Gardën e republikës mëngjesin e 2 janarit 2011 ndërkohë që protesta ishte lajmëruar të fillonte në ora 14.00.
Në një dokument prej 9 faqesh që ëhstë firmosur nga zyrtari i Gardës Artan Hoxha she sigluar edhe nga komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi, thuhej se efektivat e dislokuar pranë kryeministrisë më 21 janar do të qëllonin me armë zjarri me plumba luftarakë në rast se godina e kryeministrisë apo perimetri i saj i sigurisë sulmoheshin me dhunë.
Tani diskutimi i prokurorisë dhe hetimit të kësaj ngjarje mesa duket duhet të jetë nëse kushtet e përmendura nga garda në planin e saj të sigurisë, u plotësuan më 21 janar 2011 kur nga të shtënat me armë mbetën të vdekur shtetasit Hekuran Deda, Ziver veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.