Sa pak që ecim në këmbë!
Për të bërë 30 metra rrugë, shumicës së kryeqytetasve i duhet kohë e gjatë. Nëse përdorin linjat e transportit rrugor apo automjetet, koha është edhe më e gjatë. Në mëngjes, pasdite apo në darkë, vargu i makinave në rrugë, në vend-parkimet pa pagesë, apo edhe në vende të papërshtatshme, është kilometrik. Madje, pjesa më e madhe e zonës së qendrës është e bllokuar nga automjetet, të cilat jo vetëm bllokojnë trafikun dhe ndotin ambientin, po në të njëjtën kohë krijojnë edhe stres pafund për qytetarët e thjeshtë. Ata që duhet të shkojnë në punë, që duhet të ndjekin leksionet, apo të gjithë punëtorët që duhet të zbatojnë me përgjegjshmëri oraret fikse të vendosura nga punëdhënësit, stresi i trafikut, i vonesës në punë dhe frika për të mos u treguar korrekt në takimet e lëna i bie si çekan në kokë. Polici i trafikut që bën me shenja, bilbili i tij që shfryn pafund, buritë e makinave, sharjet e shoferëve, grindjet e njerëzve janë të zakonshme këto kohë në Tiranë.
Por në këtë atmosferë nuk ka se si të mungojnë ata që e mbiquajnë veten "shoferë të rinj", të cilët, jo vetëm që bllokojnë trafikun dhe acarojnë nga nervat shoferët e vjetër, por krijojnë një kaos dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Semaforë të prishur apo shoferë moskokëçarës për rregullat e drejtimit të automjeteve janë qershia mbi tortë, në këtë panoramë. Rrugët në rikonstruksion këto kohë nuk janë të mëdha, veç një pjese të qendrës së Tiranës. 62 rrugë dytësore janë duke u rehabilituar, por këto nuk krijojnë probleme të mëdha përveçse banorëve të lagjeve. E vetmja rrugë që krijon shqetësime dhe bllokime është udha që të çon tek "Ushtari i panjohur". Sipas Shoqatës së Ambientalistëve, një nga problemet më të mëdha të ngecjes në trafik, është përtesa dhe dembelizmi i shumicës së qytetarëve. Këto kohë, ka shumë pak njerëz të "blertë". Këta janë ata që parapëlqejnë të ecin në këmbë, të mos përdorin në çdo rast makinën dhe të respektojnë mjedisin, natyrën dhe shëndetin. Por sa pak ecim në këmbë! Sa pak të "gjelbër" jemi. Këtë e tregon edhe rritja e numrit të pacientëve me diabet, që vuajnë nga obeziteti, që kanë probleme me mbipeshën dhe pamjen estetike, vetëm si pasojë e jetës sendentare. Studimet që tregojnë përqindjet se sa përdorin transportin publik, automjetet private, biçikletat, sa ecin në këmbë, nuk janë të përvitshme. Për këtë çështje, ka publikuar statistika edhe Bashkia e Tiranës, por shifrat e referuara në botimet e këtij dikasteri nuk rehabilitohen çdo vit. Nga të dhënat e publikuara të pak viteve më parë, janë shumë pak personat që përdorin biçikleta, që ecin në këmbë. Kemi shifra të larta të përdoruesve të linjave urbane, dhe shifra shumë të larta të atyre që përdorin automjete personale. Numri i përdoruesve të makinave është shumë i lartë krahasuar me banorët. Por problem janë edhe parkimet dyshe, apo treshe të makinave. Sipas Bashkisë së Tiranës, derisa ky shqetësim të zgjidhet nëpërmjet pagesës, do të kemi probleme me pushimin e automjeteve, vendosjen e tyre me rregull, çlirimin e mjedisit nga pluhuri dhe tymi i krijuar nga lëvizja e tyre pa kriter. Ka një mjet për 10 banorë. Qytetarët e Tiranës duhet të dalin nga shtëpitë rreth një orë më parë për të mbërritur në kohë në destinacionin e duhur. Por edhe kjo nuk është shumë e sigurt me gjithë trafikun që ka në Tiranë. Çdo mëngjes, në autobusët e linjës, e në mënyrë të veçantë në atë të Unazës, qytetarët thërrasin e bërtasin se janë vonë për në punë. Për këtë u kërkojnë llogari shoferëve, u kërkojnë që të ndalojnë vend e pavend. Por jo vetëm kaq, edhe ata që lëvizin me makina personale për një rrugë që normalisht duhen vetëm pesë minuta kohë për ta bërë, me trafikun e krijuar tani duhet të presësh në trafik një gjysmë ore derisa të mbërrish në vendndodhje. Të jesh i blertë, të ecësh në këmbë, nuk ndihmon vetëm trafikun, ndihmon secilin prej nesh, ndihmon mjedisin, ndihmon shëndetin. Kështu i japim mundësi qytetarëve që kanë shtëpitë larg të përdorin automjetet dhe secilin për të arritur në kohën e duhur.
Transporti, ndotësi kryesor i mjedisit
Statistikat: Rreth 300 mijë
automjete të regjistruara
Sipas vlerësimit të ekspertëve të mjedisit dhe studimeve të kryera, transporti është një ndër faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit në zonat urbane. Nga të dhënat rezulton se në vendin tonë qarkullojnë çdo ditë rreth 300 mijë automjete, 80% e të cilave përdorin lëndë djegëse diezel, (pa anashkaluar faktin se numri më i madh i tyre janë mjaft të amortizuara).
Numri i makinave në kryeqytet kap shifrën e 60 mijë.
Të dhënat i ka bërë publike Bashkia e Tiranës. Sipas këtyre shifrave, duke nisur nga viti 2004, numri i automjeteve vit pas viti po vjen drejt rritjes. Këtyre u shtohen edhe 10 për qind e makinave të qyteteve të tjera, të cilat kalojnë tranzit në kryeqytet. 26 për qind e tiranasve përdorin automjetin privat për të shkuar në punë. Po ashtu, 33 për qind e tyre parapëlqejnë që të përdorin automjetin për të kaluar pasditen. Në vitin 1996, numri i automjeteve të regjistruara në qytetin e Tiranës ka qenë rreth 30 mijë. Krahasuar kjo me vitin 1998, numri i automjeteve të regjistruara është rritur deri në 40 mijë. Për vitin 2003, 2004 e në vazhdim ky numër është rritur në mënyrë të ndjeshme duke kapur shifrën e 60 mijë automjeteve. Përveç mjeteve të regjistruara në Tiranë duhet llogaritur edhe rreth 10 për qind e makinave në shkallë republike (10 deri në 15 mijë) që hyjnë çdo ditë në kryeqytet.