Shqiptaret, mes optimizmit dhe nje vendi te forte
1.
Dikur, në të nëntëdhjetat, ishte lehtë të përshkruhej gjendja e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi, me shprehjen angleze, "between a rock and a hard place", pra, mes shkëmbit dhe një vendi të fortë. Por tash, në një sondazh të bërë nga "Gallup" Evropë në Ballkanin Perëndimor gjatë shtatorit dhe tetorit të këtij viti, përshkrimi do të dalë pak më ndryshe: mes optimizmit dhe një vendi të fortë. Kosova është vendi me optimizmin më të madh për ardhmërinë e vet (62 për qind të respondentëve), Kosova dhe Shqipëria besojnë më së shumti në perspektivën evropiane (82 për qind në Shqipëri), e kur të kombinohen shifrat e Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë, do të dalë shkalla më e lartë e përkrahjes për NATO-n, kudo në regjion.
Në fakt, besoj se këto shifra të optimizmit të Kosovës (sikurse edhe në rastin e Malit të Zi, me 59 për qind optimizmi) flasin nga zemra e popullit, i cili sapo ka fituar pavarësinë. E, nga ky prizëm, pra të ndjenjës së pas pavarësisë, do vlerësuar edhe përkrahja që ka qeverisja në vend (53 për qind), vetëm dy për qind përfundi liderit, Malit të Zi.
2.
Me shqiptarët në Ballkan po ndodh diçka e ngjashme si me popujt e Evropës Qendrore, pas rënies së Murit të Berlinit, një shpërthim entuziazmi, idealizmi që kufizohet ndonjëherë edhe me naivitet kolektiv. Në Kosovë, 82 për qind e respondentëve besojnë se Bashkimi Evropian e mirëpret Kosovën si anëtare e BE-së, e ky numër në Shqipëri është pak më i vogël (67 për qind).
Si të lexohet kjo shifër? Unë mendoj se do të kenë të drejtë ata që do të thonë se shqiptarët nuk janë gjithaq të informuar për atë se si i sheh Brukseli (në Eurobarometër, që mat disponimin e përgjithshëm brenda BE-së, shqiptarët janë populli më pak i popullarizuar për anëtarësim). Por, ma merr mendja se do shikuar edhe ana tjetër, kapaciteti i madh emocional pro-evropian te shqiptarët, i cili, anipse idealist dhe pak i informuar, mund të shërbejë shumë për transformimet e shoqërive shqiptare. Fundja, kur takohesha me polakët, çekët a hungarezët në vitin 1990, edhe ata kishin nivel të njëjtë të naivitetit e idealizmit që kufizohej me utopi, por pa pasur një ndjenje të tillë, vështirë se do të bëhej transformimi i shoqërive të tyre, për t‘i integruar me të shpejtë në BE.
Ajo që po ashtu u jep një patinë të asaj kohe shqiptarëve është besueshmëria në NATO. Në Kosovë, madje, ky besim ka mbërritur shkallën e religjionit; aty ku vendet si Serbia e Bosnja, në mungesë të besueshmërisë në institucionet qeverisëse kanë shprehur përkrahjen për ato religjioze, të anketuarit kosovarë kanë vënë NATO-n, si institucion me përkrahjen më të lartë.
Dhe kjo është e kuptueshme. NATO është forca çlirimtare e Kosovës, e brenda përkrahjes për NATO-n shihet edhe lidhmëria e veçantë që kanë kosovarët me SHBA-të, si shteti që i priu çlirimit dhe pavarësimit të vendit. Por, kjo shifër mund të lexohet edhe si një vërejtje: në mungesë të një procesi më stabil politik për Kosovën, qoftë brenda vendit, qoftë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, NATO mbetet me besueshmëri të lartë, për shkak të një ndjenje eventuale të përgjithshme pasigurie.
E, kjo pasiguri nuk është vetëm fizike. Anipse optimistë për ardhmërinë, tri të katërtat e të anketuarve kosovarë (një nivel i ngjashëm edhe në Shqipëri) sheh raste më të mira jete e pune jashtë atdheut. Dhe, ky është drejtimi që do të marrë populli me mobilitet më të madh social në Ballkan, shqiptarët. Në vitet e ardhshme do të vazhdojë emigracioni intensiv e për këtë do të merren vendime politike në BE. Zgjidhja është e thjeshtë: të pranohen shqiptarët në mënyrë legale, me konsekuencat ligjore e sociale që ngërthen ky vendim, apo të pranohen në mënyrë joligjore, siç ndodh në masë të madhe tani, me konsekuencat e veta ligjore dhe sociale.
3.
Ǒdo të ndodhë në marrëdhëniet serbo-shqiptare, pas pavarësimit të Kosovës, gjykuar nga sondazhi?
Është e qartë se pavarësia e Kosovës nuk ishte konsensuale, dhe kjo shihet në polarizimin e opinionit publik të Ballkanit Perëndimor, ku me përjashtim të Kroacisë e Shqipërisë, në të gjitha vendet është pothuaj i njëjtë niveli i përkrahjes dhe i mendimit negativ ndaj pavarësisë.
Megjithatë, ajo që është me rëndësi është leximi i Serbisë. Dhe, në këtë lexim duhen kombinuar shifrat. Dy të tretat e të anketuarve mendojnë se, përkundër mospajtimit me pavarësinë e Kosovës, nuk duhet hyrë në luftë për të. Kjo është një kthesë e madhe për Serbinë, e cila përgjatë njëzet viteve të kaluara, kishte, në mënyrë konsistente një shoqëri me shumicë të gatshme për luftë. Për më tepër, kësaj shifre i duhet shtuar edhe ajo se 52 për qind e të anketuarve mendojnë se çfarëdo që të bëjë Serbia, Kosova do të jetë e pavarur, gjë që flet për një evoluim kah realiteti, që nuk ishte shënuar më parë.
E, për ata që këto ditë merren me atë se a do shtrirë apo jo EULEX-in në tërë territorin e Kosovës, një numër interesant: UNMIK-u ka përkrahje të vetëm 18 për qind të serbëve; koha, pra, për një mision të ri që do të fitonte besimin e tyre.
Por, në Serbi janë edhe dy faktorë që dalin nga përgjigjet.
Dinjiteti i prekur nga pavarësia e Kosovës ishte ndjenjë për 80 për qind të të anketuarve serbë, gjë që flet për një ndjenjë kolektive që do të udhëheqë pjesërisht politikën serbe me vite të tëra, dhe që kërkon një përgjigje politike nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjët e Serbisë. (Njëra prej përgjigjeve: Të mos lejohet që Serbia të kthehet në politikën e vet të shantazheve, siç është bllokimi i dislokimit të EULEX-it. Tjetra, përcaktimi i një politike të favorshme, nga fqinjët, për mbërritjen e statusit të kandidatit për BE vitin e ardhshëm).
Dhe, përgjigjja më brengosëse. Gjysma e të anketuarve besojnë në pafajësinë e Radovan Karaxhiqit. Për mua, është një indikator se Serbia dëshiron të sfidojë të ardhmen e vet evropiane, duke mos u ballafaquar njëkohësisht me të kaluarën e saj shkatërruese për popujt e ish-Jugosllavisë.
4.
Ǒmund të jetë anketa e vitit të ardhshëm? Kosovarët, më shumë se përgjigjet e tyre, duhet të shikojnë një përvojë tjetër, atë të Bosnjë e Hercegovinës. Përshkrimi i këtij vendi, në përgjigjet e qytetarëve është ai i pakënaqësisë dhe pashpresës, për më shumë se gjysmën e popullatës. 13 vjet pas Marrëveshjes së Dayton-it, vetëm 10 për qind e popullatës së Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë ndihet si shtetase e Bosnjë e Hercegovinës.
Për Bashkimin Evropian dhe Kosovën, që shpenzuan 9 muajt e parë të pavarësisë së Kosovës, duke vendosur se cila do të jetë forma e protektoratit të ri në Kosovë, shifrat e Bosnjës janë rrëqethëse. Janë, po ashtu, ftesë për një qasje të esëllt në Kosovë.