E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa para kushton drejtesia

Para disa javesh Berisha takoi nje prej familjareve te viktimave te Gerdecit dhe i premtoi zbatimin e nje VKM-je te cilen e kish nxjerre para tre vjetesh kabineti i drejtuar nga i njejti kryeminister. Te gjithe e interpretuan ngjarjen si elektorale nderkohe qe pamja e viktimes qe kokulur e me nje buzeqeshje te pervojtur i jepte doren xhelatit me shume se sa te ngjallte neveri ngjallte meshire per nje fatkeqesi qe po merr permasa shume me te medha se ato te shperthimit ne Gerdec.

Dje u pushua ceshtja kunder Mediut sepse u terhoq nga padia akuzuesi nje i plagosur qe me perpara ishte shprehur qe do ti shkonte deri ne fund ceshtjes po te mos i paguanin shpenzimet spitalore nje shume rreth 42.000 euro. Ne fytyrat e avokateve te Mediut te pranishem ne sallen e gjyqit mbizoteronte nje shprehje e lumtur e ngadhnjyese.

Me sa duket viktima serish ka takuar xhelatin i cili ia ka mbyllur gojen me nje tufe para. Por sduhet harruar se terheqja e akuzes nga viktima nuk e zhben shkeljen e ligjit. Mjere shqiptaret per drejtesine qe kane. respekt meriton ligji qe i paguhet pruresit me te pare

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›