E Diel, 1 Nëntor 2026

Apartamentet rreziku qe vjen nga kreditimi ne euro

TIRAN- Rritja e kreditimit per shtepi gjate muajve te fundit eshte pare me nota teper pozitive nga ekspertet e bankave por edhe nga vete Banka e Shqiperise ne raportet e saj periodike ne lidhje me ecurine e kredive ne vend. Bankat kane lehtesuar kushtet e kreditimit si dhe interesat ndersa individet terhiqen me shume ndaj kesaj monedhe kryesisht per shkak te normave te interesit me te ulta krahasuar me lekut si dhe tregut te pasurive te paluajtshme i cili funksionon kryesisht ne kete monedhe.

Ajo qe shqeteson me shume ekspertet ka te beje me orientimin e tregut ndaj kredive ne valute dhe kryesisht ne euro. Shqetesimi lidhet kryesisht me koston shtese qe vjen nga luhatjet e kursit te kembimit por edhe me pritshmerite per rritjen e nivelit te euriborit i cili ndikon direk ne kestet e kredise.

Kredite e ne monedhen evropiane perbejne pjesen me te madhe te portofolit te huave te bankave ne vend. Madje kjo tendence vijon te jete e njejte edhe gjate muajve te fundit duke shtuar edhe riskun qe paraqet ecuria e kursimit te kembimit ne raste te tilla. Shqetesimi behet edhe me i madh tani qe euro po rimerr revanshin ndaj lekut duke iu afruar kursit te kembimit prej 143 lekesh. Luhatja e kursit te kembimit prek me se shumti ata kredimarres qe te ardhurat i kane ne leke dhe kredine ne valute.

Me konkretisht gjate muajit prill kredia per blerjen e pasurive te paluajtshme ne euro ka pesuar nje rritje prej rreth 6 milione euro gjate muajit prill 2011ose rreth 1.5 milione euro me shume se sa marsi. Po pergjate te njejtes periudhe kreditimi ne leke per individet per te blere shtepi paraqitet me nje rritje prej rreth 5 milione euro ose rreth 1 milione euro me pak se sa rritja e marsit. Nga te dhenat mesohet se kreditimi i individeve ne leke per te blere shtepi po rritet me ritme me te ngadalta krahasuar me kreditimin ne euro duke shtuar keshtu peshen e kredive ne valute.

Risku tjeter i kredive ne valute ato qe jane me interesa variable ka te beje me ecurine e euriborit. Momentalisht ky tregues eshte ne minimumet e tij historike rreth 2 per qind. Interesi total per kredite ne fjale perllogaritet interes plus euribor. Nisur edhe nga zhvillimet ne ekonomine europiane ekspertet e Bankes se Shqiperise parashikojne nje rritje te tij ne muajt ne vazhdim duke shtrenjtuar automatikisht kestet e kredive ne euro.

Por cila eshte arsyeja qe individet te vijojne te orientohen tek kredite ne euro duke marre parasysh edhe dezavantazhet qe i sjell atyre kreditimi ne kete monedhe

-Banka e Shqiperise paraqet disa duke filluar nga te ardhurat ne euro deri tek pritshmerite ne zhvillimet ekonomike por faktori kryesor qe orienton shqiptaret drejt euros jane normat e interesit. Nga vrojtimet e bera nga BSH mesohet se rreth 78 per qind e kredimarresve qofshin keta individe apo biznese kane preferuar euron per shkak te normave me te pershtatshme te interesit. Megjithate nuk jane vetem normat e interesit ato qe orientojne individet drejt kredise ne euro raportohet se shume prej tyre kane preferuar ate nisur edhe nga te ardhurat ne kete monedhe apo pritshmerive te kursimit te kembimit.

Kredia per biznes/raport me totalin 70
Individ/raport me totalin 30

15.2 per qind eshte niveli i kredive me probleme qe raporton Shoqata e Bankave deri ne fund te muajit prill 2011

Kredite e marra per blerje te pasurive te paluajtshme perbejne shumicen derrmuese te kredive te leshuara nga bankat pergjate muajit prill 2011 krahasuar me sektoret e tjere. Per tu theksuar eshte rritja e ovedraftit ne euro me rreth 128 milione leke krahasuar me muajin mars. Me rritja gjithashtu paraqitet edhe kredia ne euro per blerje te pasurive te luajtshme sic jane makinat mobiljet mallrave te tjere te ngjashem.

Kreditimi per individe sipas qellimit ne euro

Overdraft 1.9 mld lek
Mallra jo te qendrueshem 1.8 mld lek
Mallra te qendrueshem 2.3 mld lek
Pasuri te paluajtshme 72 mld leke
Aktivitet binesi 4.3 mld leke
Deri ne prill 2011


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›