E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistër për pronat që konfiskohen

06/06/2011  Planveprimi i qeverisë përcakton bashkëpunim mes shërbimit shtetëror dhe atij privat

Shërbimi përmbarimor po punon për një sistem të plotë për trajtimin e çështjeve

Çdo pronë që duhet të konfiskohet apo bllokohet nga përmbarimi, do të hidhet në një regjistër. Bëhet fjalë për çdo titull ekzekutiv regjistruar për ekzekutim, i cili do të hidhet në një regjistër fillestar on-line. Ideja e krijimit të një regjistri të tillë është vetëm një nga masat që parashikohet të merret për të pasur në vendin tonë një shërbim përmbarimor sa më efektiv. Në planveprimin e miratuar nga qeveria parashikohet reformimi i shërbimit shtetëror, për të pasur një konkurrencë më të lartë me atë të organizuar privatisht. Rritja e nivelit të kredive me probleme në vendit tonë dhe si pasojë edhe nevoja për ekzekutimin e kolateralit të vendosur në banka, ka sjellë një rritje të numrit të vendimeve që duhet të ekzekutohen nga ky shërbim. Kështu, në kuadër të reformimit të Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit po angazhohet në realizimin e iniciativave të nevojshme ligjore e zbatuese, në funksion të përmirësimit të funksionimit dhe forcimit të kapaciteteve të këtij shërbimi. Kjo drejtori do të vijojë edhe me aplikimin e sistemit të kontrollit, i cili ka sjellë një vlerësim konkret në ecurinë dhe efektivitetin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë nga zyrat përmbarimore, por edhe krijimi i një sistemi të plotë për trajtimin dhe menaxhimin e çështjeve përmbarimore, bashkë me infrastrukturën e nevojshme. Po kështu, trajnimi i përmbaruesve gjyqësorë është një detyrim ligjor, i cili po realizohet në marrëveshje me shkollën e Magjistraturës, për periudhën 2009-2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›