Akuzat ndaj Shqiperise rrenimi final i Dik Martit

Ai akuzoi UK-ne dhe Kryeministrin e Kosoves Hashim Thacin se gjate luftes se Kosoves ne vitet 1998-1999 kane bere tregti organesh si dhe jane akuzuar per vrasje te pengjeve serbe
Njeriu i cili akuzoi shqiptaret per trafik organesh Dik Marti i ka dhene fund kete te enjte karrieres se tij politike. Marti largohet nga politika ne prag te nisjes se hetimeve per akuzat e
trafikimit te organeve ne Kosove. Mediet zvicerane kane raportuar ne fillim te kesaj jave se politikani zviceran dhe anetari i Keshillit te Evropes Dik Marti ka vendosur te terhiqet jo vetem nga delegacioni zviceran i Keshillit te Evropes por edhe nga politika zvicerane per tu kthyer ne Tesin te Zvicres pas 13 vitesh ne Strazburg. Shpesh here eshte thene se Marti do te mbahet mend gjate nga te gjithe ne si njeriu i cili hodhi balte mbi Shqiperine dhe shqiptaret. Ai akuzoi UCK-ne dhe Kryeministrin e Kosoves Hashim Thacin se gjate luftes se Kosoves ne vitet 1998-1999 kane bere tregti organesh si dhe jane akuzuar per vrasje te pengjeve serbe. Ai eshte cilesuar nga politikanet shqiptare dhe nga mbare opinioni publik si njeriu i cili doli kunder gjithe botes si nje njeri i cili ne emer te te drejtave nderkombetare doli kunder pavaresise se popullit te Kosoves duke deklaruar se ne Shqiperi gjate viteve 1998-1999 ka ekzistuar nje kamp ne Burrel ne te cilin transportoheshin roberit serbe te cileve iu merreshin organet per tu shitur me pas ne tregun e zi. Akuza keto qe nuk u verifikuan kurre pasi te njejten deklarate kishin bere me pare edhe kryeprokurorja Karla Del Ponte dhe nga hetimet e bera doli se ky kamp nuk ka ekzistuar ndonjehere ne realitet por vetem ne mendimet dashakeqe te atyre qe nuk e duan Shqiperine dhe Kosoven.
Raporti i Dik Martit
Senatori Dik Marti ne raportin e tij deklaronte se ne vitet e luftes se Kosoves kur qytetaret e saj luftonin per te drejtat e tyre shqiptaret kane bere trafik organesh. Ai aludoi se ne qytetin e Burrelit ka ekzistuar nje kamp i paligjshem ne te cilin behej heqja e organeve dhe pastaj ato shiteshin ne treg te zi ku destinacion ka qene shteti turk. Por keto hipoteza u hodhen poshte sepse nuk u gjet asnje prove e cila mund te tregonte se paska ekzistuar dikur nje kamp ne te cilin mund te bazoheshin keto hipoteza. Por senatori Dik Marti nuk u ndal ketu ai shkoi edhe me tej duke hedhur poshte hetimin qe pati bere GJPN-ja dhe te EULEX-i ne lidhje me keto raste duke deklaruar se eshte e tepert te pretendohet se behet fjale per hetim. Ne vitin 2002 apo 2003 GJPN-ja kishte nje mision ne Burrel dhe ne kete kuader ajo mblodhi nje numer provash teknike si gjurme gjaku ilace etj. dhe nuk ka pasur asnje vazhdim pas kesaj vizite atje. Bile keto prova qe sot do te mund te shfrytezoheshin ne suazat e nje hetimi te vertete jane asgjesuar gje qe eshte mjaft e cuditshme. EULEX-i eshte duke e deshmuar ekziston nje akt akuzimi se nje kamp sekret i te burgosurve mbahej ne territorin e Shqiperise se veriut nga ana e forcave te UCK-se. Gjithashtu edhe ketu me lejoni tju them se nese lexohet me kujdes raporti im nuk eshte UCK-ja si e tille qe kriminalizohet apo kritikohet. Bile dua te theksoj se ka anetare te UCK-se qe u angazhuan ne menyre te lakmueshme per atdheun e tyre - thuhet ne deklaraten e bere nga Marti nje vit me pare.
Rihapja e Hetimeve
Nje prokuror i Bashkimit Evropian do te udhetoje drejt Shqiperise per te hetuar akuzat mbi ekzistencen e nje rrjeti kriminal qe ka bere tregti me organet e roberve serbe gjate luftes se viteve lsquo98-lsquo99 te Kosoves. Ky lajm i dhene nga The Uashington Post tregon se si prokurori ne fjale do te arrije gjate javeve te ardhshme. Edhe pse nuk behet me dije emri i tij pritet qe ai te jete amerikani Xhon Klint Uilliamson prokurori qe mori persiper edhe ngritjen e nje Task-Force per te kryer hetime. Ne nje raport te vitit te kaluar anetari i Asamblese se Keshillit te Evropes Dik Marti pretendoi se Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe komandantet e tjere te Ushtrise Clirimtare te Kosoves shiten organet e roberve serbe ne tregun e zi. Nderkohe nje gjyq i kosovareve te akuzuar per pjesemarrje ne nje rrjet nderkombetar te trafikimit te organeve u hap ne Prishtine diten e marte.
Berisha Raporti i Martit copi paste e Vukcevicit
Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak jave me pare ne Asamblene e 66-te te OKB-se te mbajtur ne Nju Jork te SHBA-se se raporti i senatorit Dik Marti sic eshte i njejte me raportin e prokurorit serb Vukcevic i cili thote se gjen raportin e tij plotesisht te perfshire ne raportin e senatorit Dik Marti. Kreu i qeverise shqiptare ka folur me nje gjuhe te ashper ndaj ketij raporti duke theksuar se njerezit te cilet nuk e duan njohjen e shtetit te Kosoves por kerkojne qe te hedhin aludime te pabaza dhe dashakeqe te cilat do te largonin plotesisht vemendjen nga ceshtja kryesore qe eshte ajo e njohjes se Kosoves dhe ta hidhnin diku gjetke. Cdo njeri qe lexon kete raport konstaton se raporti ngre shume dyshime aspak te motivuara te bazuara ne fakte dhe ne te verteten por kryesisht ne qellime te keqija. Raporti i Dik Martit apo sic mund ta quajme raporti Dik Marti-Vukcevic nuk paraqet qofte edhe nje fakt te vetem. Me duhet te theksoj se perifrazon kujtimet e Karla Del Pontes e cila mesa duket i ka ato nga i njejti burim. Ne mijera faqe te transkriptimeve te deponimeve e akuzave ne Hage te Sllobodan Miloshevicit kunder shqiptareve nuk ekziston qofte edhe nje here e shqiptuar fjala trafik organesh apo varrezash masive ne Shqiperi. Qellimi i raportit eshte te zhvendose vemendjen nga vendimi i Gjykates se Hages per pavaresine e Kosoves. Me gjithe keto qeveria shqiptare i ka bere kerkese zyrtare delegacionit te tij ne Keshillin e Evropes te votoje per raportorin per te vetmen arsye qe te hapen dyert per nje hetim te plote nga investigimi nderkombetar. Qeveria ime i dergoi kerkesen EULEX-it dhe e falenderon ate qe e ka pranuar ftesen ju siguroj se vendi im do te bashkepunoje plotesisht me Eulex-in dhe Task-Forcen dhe ti krijoje te gjitha lehtesirat ne menyre qe e verteta per shpifje te tilla te dale ne driten e diellit. Kur e lexova per here te pare biografia e Karla Del Pontes me kujtoi novelat e Agatha Christie - ka thene Kryeministri Berisha ne fjalen e tij mbajtur nje jave me pare para gjithe botes.
Mediet e huaja interes per qendrimin e Kryeministrit Berisha
Media nderkombetare nga Ballkani ato te disa vendeve nga Azia Evropa Amerika e Veriut dhe e Jugut dhe vecanerisht ato kryesore amerikane CNN ABC NBC CBS UN TV treguan interes te posacem ndaj fjales se Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha. Ato pervec qendrimit te drejtperdrejte te percjelle me nje interes te vecante fjalen e Kryeministrit Berisha te mbajtur ne Sesionin 66-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se e kane komentuar ate sipas politikave redaksionale. Fjala e Kryeministrit Berisha ne OKB eshte transmetuar drejtperdrejt si e vecante ate dite ne ekranin e nje prej rrjeteve me te medha televizive amerikane CNN nga salla e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Reagimi i Serbeve
Vetem dy dite pas deklarates se Kryeministrit Berisha ne OKB erdhi edhe reagimi nga pala serbe perfaqesuesi i perhershem i Serbise ne OKB Fedor Starcevic tha se Kryeministri Berisha e kishte paraqitur ndryshe opinionin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ICJ duke pohuar se Gjykata nuk ka vendosur se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare. Perfaqesuesi serb gjithashtu nxiti nje tjeter reagim lidhur me fjalen e Kryeministrit Berisha ku i referohej tensioneve te krijuara ne Kosove per qellime nacionaliste. Problemi me shqetesues per serbet ne Kosove aktualisht jane tensionet e krijuara dhe orkestruara per qellime nacionaliste. Trashegimia kulturore serbe ne Kosove eshte sot me e sigurt se kurre. Ajo eshte nje pasuri e madhe kulturore jo vetem per serbet ne Kosove por edhe per shqiptaret dhe te gjithe qytetaret e Kosoves si edhe per Serbine per te gjithe rajonin dhe Evropen - eshte shprehur Kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne pretendimin e tij perfaqesuesi serb tha se marredheniet nderetnike ku shqiptaret dhe serbet kane jetuar se bashku nuk jane shume te mira grupet kriminale serbe te permendura nga Kryeministri shqiptar ne te vertete jane grupe shqiptare me nje histori te nderprere te sundimit te ligjit ne Kosove. Starcevic tha se fjalimi i Kryeministrit shqiptar ka ne permbajtje sipas tij keqinterpretime dhe genjeshtra.
Diplomacia shqiptare
Reagimit te diplomatit serb i eshte pergjigjur perfaqesuesi i Perhershem i Shqiperise ne OKB Ferit Hoxha i cili duke hedhur poshte pretendimet e Starcevicit theksoi se Serbia duhet te pajtohet me realitetin dhe te pranoje se ky realitet eshte i pakthyeshem. Nje Kosove e pavarur ishte zgjidhja e vetme e ceshtjes. Shqiperia shpreson se edhe vete Serbia do te vije ne terma te tilla qe te pajtohet me kete realitet te pamohueshem dhe te pakthyeshme - shtoi ai. Ambasadori Hoxha u ka kerkuar zyrtareve serbe qe te bashkohen me pikepamjet e drejta te institucioneve te Kosoves.
Thaci Marti antishqiptar
Kreu i qeverise se Kosoves Hashim Thaci i cili ishte nje prej emrave te permendur ne raportin e senatorit Dik Marti u shpreh mbas ketyre akuzave se Marti ka qene kunder Kosoves kunder bombardimeve te NATO-s. Sipas tij senatori zviceran edhe levizjen civile te ish-Presidentit Rugova e ka ironizuar shpesh ka qene kunder UCK-se dhe Kosoves shtet. Kryeministri Thaci ka deklaruar se Marti eshte ai qe nuk ka pasur asnjehere besim tek drejtesia.
Kemi reaguar shume heret ndaj shpifjeve. Kemi prezantuar vazhdimisht qendrimet tona te vazhdueshme. Pergjigja jone me e mire ka qene ejani urdheroni sqarojini deri ne fund. Keto gjera qe permend Marti jane te investiguara tri here radhazi nga autoritetet nderkombetare. Fillimisht nga Haga UMNIK-u dhe se fundi nga EULEX-i. Ato jane paranojat e Karla Del Pontes. Keto ceshtje qe ngre trakti politik jane investiguar tri here nga autoritetet nderkombetare dhe eshte nxjerre perfundimi se nuk ka fakte. Edhe tani nuk kemi cfare te fshehim. Autoritetet vendore dhe ato te EULEX-it e kane mandatin per hetuar deri ne fund kete raport qe ka prezantuar Dik Marti. Kurre ne asnje rrethane UCK-ja dhe populli i Kosoves nuk kane vrare asnje civil. Kemi respektuar standardet nderkombetare dhe ne kete menyre kemi fituar mbeshtetjen e NATO-s dhe SHBA-se. Kurre ndonje vend nuk do te afrohej nese do te ishim keshtu. Fillimisht Serbia na etiketoi si terroriste komuniste islamiste etj. por ne kurre nuk kemi bere krime - ka deklaruar Thaci.