Sa po realizohen të drejtat politike të shqiptarëve në rajon?
Në vitin 1999 shqiptarët e Kosovës fituan lirinë pas shumë vitesh të okupimit nga sllavo-komunistët. Dhe, tash po bëhen 14 vjet nga dëbimi i forcave fashiste të Serbisë dhe pesë vite të zyrtarizimit të pavarësisë së vendit. Dhe shtrohet pyetja në këtë përvjetor sa janë realizuar të drejtat politike të shqiptarëve të cilët jetojnë në pesë shtete të rajonit? Kosova edhe pse u pavarësua ecurit politike dhe të rrjedhave ekonomike nuk janë ashtu siç është pritur. Është fakt së bashkësia ndërkombëtare na ka ndihmuar për tu çliruar , por sa po na ndihmon tash që të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar. Populli i Kosovës nuk mund të jetë i kënaqur më punën e përfaqësuesve të tyre në krye të shtetit. Faktori Ndërkombëtar deri para pak kohe kishte shumë kompetenca në çdo vendimmarrje. Dhe sigurisht së çdo sukses apo dështim në rrugëtimin tonë drejtë demokratizmit të shoqërisë është i përbashkët. Populli i Kosovës nuk mund ta harrojë ndihmën e dhënë të bashkësisë ndërkombëtare, siç nuk mund ta harron edhe izolimin që po ia bën açik vendeve të tjera të rajonit. Një popull i tërë po mbahet në geto. Kështu siç po shkojnë punët, po kurdiset një bombë e cila në çdo kohë mund të shpërthejë me pasoja të rënda jo vetëm për Ballkanin. Një popull kaq i vogël në numër, me kaq shumë të papunë dhe me një mjerim social në zemër të Evropës, nuk mund të justifikohet nga askush dhe as nga faktori ndërkombëtar. Unë personalisht në çdo shkrim kam bërë dhe vazhdoj të bëj kritika karshi strukturave më të larta të shtetit të Kosovës, në mënyrë që ata t’i korrigjojnë gabimet e tyre jo të vogla. Por do të ishim shumë të padrejtë që të gjitha të metat e deritashme tua faturojmë vetëm udhëheqësve tanë, kur dihet se hisedarë në të gjitha proceset e deritashme nepër të cilat ka kaluar Kosova është edhe bashkësia ndërkombëtare. Shqiptarët në çdo proces politik ishin kooperativë më bashkësinë ndërkombëtare, në krahasim me Serbinë, e cila pas gjithë atij zullumi që shkaktoi me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, jo vetëm që u faktorizua në relacion më Kosovën, por kërkesat e këtij shteti hegjemonist po gjejnë përkrahje që veriu i Mitrovicës të fiton ndonjë status special. Bisedimet që po zhvillohen me palën serbe që shumë kohë, duke i emëruar ato si teknike, e tash edhe bisedime politike, janë duke ndikuar që Kosova mos të bëhet shtet funksional. Evropa po ngutet që Serbia të bëhet pjesë e strukturave të saj. Të pranohet logjika serbe së shqiptarët po fitojnë çdo gjë, kurse Serbia asgjë është logjikë e tejkaluar, të cilën logjikë si po shkojnë punët është duke e pranuar edhe BE-ja. Po harrohen masakrat e pashembullta serbe mbi shqiptarët në tokat e tyre. Kur një udhëheqës më i lartë i ushtrisë serbe pranon në gjykatën e Hagës së krimet mbi shqiptarët ishin të planifikuara nga shteti, atëherë si ka mundësi që bashkësia ndërkombëtare ta rehabiliton kaq shpejt Serbinë e cila e ka merituar të dënohet për gjenocid.
Tjetër. Diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në Kosovën Lindore, është ana tjetër e errët e medaljës së regjimit të Sllobës së vogël - Ivica Daqiqit dhe Tomisllav Nikoliqit një eksponenti të çetnikizmit serbë. Ata jo vetëm që hoqën bustin e luftëtarëve shqiptarë të kësaj ane, por deshën të tregojnë forcën. Xhandarmëria serbe atë ditë nuk e kishte dert vetëm punën e heqjes së bustit, por dëshironte që të mbjellë frikë dhe terror karshi shqiptarëve autokton në Luginë. Dhe bashkësia ndërkombëtare sikur bëri sehir, duke deklaruar se heqja e bustit është çështje e brendshme e Serbisë.E kur është fjala të përdhosja e disa varrezave ortodokse serbe në Kosovë ishin shumë agresiv. Nuk dua në asnjë mënyrë t’i justifikojë përdhosjen e varrezave serbe, por sjellja dualiste nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon. Dhe ka shumë gjasa që përdhosjen e pllakave të varrezave ta kenë bërë vetë serbët siç kanë vepruar shumë herë deri më sot, që faji pastaj të bie mbi shqiptarët. Shqiptarët historikisht i kanë mbrojtur objektet serbe te kultit në Kosovë. Ndërsa serbët gjatë luftës nuk kanë kursyer asnjë objekt fetarë të shqiptarëve, madje ata brenda në këto objekte kanë kryer masakra.
Në Mal të Zi shqiptarët nuk po kanë mundësi t’i realizojnë kërkesat e tyre legjitime. Përfaqësimi i tyre në institucione është shumë larg standardeve evropiane për pakica. Pastaj në këtë republikë pati edhe procese gjyqësore dhe të dënuar shqiptarë të akuzuar pabazë për terrorizëm.
Në Maqedoni po vazhdohet me praktikën e vjetër shoviniste karshi shqiptarëve në këtë republikë. Jemi dëshmitarë të një varg incidentesh më përmasa tragjike të cilat incidente ishin pjellë e shovinizmit të tërbuar serbo-maqedonas. Ratifikimi i marrëveshjes se përbashkët policore midis Serbisë dhe Maqedonisë kishte krejt karakter antishqiptarë. Edhe pse shqiptarët janë shtetformues ende ata po diskriminohen në shumë segmente të jetës. Para disa kohesh dëgjuam dhe pamë një detaj i cili flet për gjendjen e shqiptarëve atje. Edhe nëpër autobusët urbanë mbishkrimet janë vetëm në gjuhën maqedonase, e mos të flasim edhe për gjera shumë më qenësore se kjo. E gjithë kjo flet së të drejtat politike karshi shqiptarëve në rajon ende kanë mbetur të parealizueshme. Prandaj, në këtë drejtim nuk kanë munguar edhe reagimet e Shqipërisë si shtet amë në mbrojtën e interesave të shqiptarëve. Deklaratat e kryeministrit Berisha së shqiptarët nuk mund të klonohen në pesë kombe, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është deklaratë e guximshme dhe shumë e drejtë. Kryeministri Berisha theksoi se albanafobia, ne qendrimet kundrejt shqiptarëve, është gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në rajon”. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje së shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të këtë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar” ka theksuar më tej Berisha . Ky burrë më i madhi i kombit të fundshekullit të kaluar dhe të këtij fillim shekulli , duhet të përkrahët nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë. Ne saje të punës së madhe dhe rezultateve të pamohueshme që ka arritur Shqipëria gjatë mandatit të tij si kryeministër, por edhe në sajë të punës shumë të sinqertë për t’i dalë Zot kombit, sigurisht që PD-ja e kryeministrit Sali Berisha do të dalë fituese edhe në zgjedhjet e 23 qershorit…