Edin Xheko: Po, unë dua Milanin
Xheko-Milan, një martesë shumë e mundshme për t‘u realizuar: sulmuesi boshnjak i skuadrës kampione të Gjermanisë, Volfsburg, është entuziast për mundësinë e transferimit të tij te klubi kuqezi: "Milan ka qenë gjithmonë skuadra ime e preferuar, që kur isha fëmijë i vogël dhe jetoja me familjen në Sarajevë", ka thënë vetë lojtari në një prononcim të tij për të përditshmen angleze "Daily Mirror". Xheko, golashënuesi i dytë i Bundesligës, pëlqehet edhe nga Arsenali, por e ardhmja e tij është shumë pranë Milanit.