E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxheri i Ibrës, bisedime në Spanjë

Mino Raiola, menaxheri i Zlatan Ibrahimoviç, ka qenë të hënën në Spanjë, më saktësisht në Barcelonë, ku kontaktoi me drejtuesit "blaugrana". Tema e bisedës ishte transferimi i mundshëm i sulmuesit suedez në "Kamp Nou". Lajmi është bërë i ditur nga "Marca", që theksonte se dje Raiola ndodhej në Madrid për "disa probleme personale". Gazeta shkruante se vetëm dy javë më parë menaxheri i propozoi Realit transferimin e Ibrahimoviç, por lojtari nuk është mes prioriteteve të Florentino Perez për merkaton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›