E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cristiano Ronaldo, drejt operacionit

Ylli portugez i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, mund t‘i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shëruar problemet në hernian diskale. Në këtë rast, sulmuesi luzitan do të jetë i detyruar të mungojë në pjesën e parë të fazës përgatitore të verës me Mançester UTD. Lajmin e shkruan "Times", sipas të cilës portugezi vuan prej kohësh nga një shqetësim në shpinë dhe ka vendosur të operohet para se të nisë pushimet në Majami. Vendimi përfundimtar do të duhet të merret në ditët e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›