Sa shpenzojnë qytetarët, kursimet e tyre

Një familje shqiptare shpenzon një mijë deri në dy mijë lekë në ditë, për produktet kryesore ushqimore. Kjo është një mesatare, pasi gjithçka është e lidhur me mundësitë dhe të ardhurat e një familjeje.
Qytetarët shprehen se është e vështirë që të përballojnë çmimet dhe për këtë shpenzojnë aq sa kanë mundësi.
Pavarësisht kushteve ekonomike, ajo që është e sigurt është se për produktet e shportës ushqimore është e vështirë që të kursehet.
Megjithatë nga të dhënat më të fundit edhe të BSH, prirja e konsumatorëve në Shqipëri muajt e fundit ka pasur një tendencë të ndjeshme për kursim.