Mallakastër, bie fugoni me 15 nxënës
14 maj, ora 18:00 - Një fugon me 15 nxënës ka pësuar aksident duke rënë poshtë në qafën e Vjosës. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të vdekur, por mësohet se 6 nxënës janë transportuar me urgjencë në spitalin e Ballshit, dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Fugoni ishte i shkollës private “Odiseja” dhe aksidenti ka ndodhur kur ai ishte duke shpërndarë nxënësit në shtëpi pas mësimit. Pas aksidentit policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit Pëllumb Seita.