E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistë të RISHM-it inspektim në Bulqizë

Specialistë të Repartit të Inspektimit e Shpëtimit të Minierave do të nisin sot inspektimin e minierës së kromit në Bulqizë, për të përcaktuar nëse në të duhet të rinisë puna apo jo.
 

RISHM-i do të kontrollojë të gjitha zonat të cilat administrohen nga kompania koncesionare “ACR” duke përfshirë edhe zonën D të minierës së Bulqizës.
 

Reparti i Inspektimit e Shpëtimit të Minierave kishte pezulluar për 10 ditë punën në minierën e Bulqizës me arsyetimin se ka prani të lartë të hidrogjenit dhe kjo paraqet rrezik për minatorët.
 

Ndërkohë si pasojë e një shpërthimi në nivelin 16 të minierës së Bulqizës disa ditë më parë humbi jetën minatori Naim Shyti dhe u plagosën 8 minatorë të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›