Sabine Freizer: Ndarja sjell dhune, jo stabilitet
Drejtorja per Evropen ne Grupin Nderkombetar te Krizave, Sabine Freizer, ne nje interviste per Radio Evropa e Lire deklaroi se nuk eshte pozitive te flitet per ndarjen, e cila sjell dhune dhe jo stabilitet. Sipas saj, duhet folur per mbrojtjen e te drejtave te serbeve permes procesit kushtetues, qe tashme ka zene vend ne Kosove.
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, tha se ai nuk ka planifikuar te propozoje ndarjen e Kosoves, por as nuk e hodhi poshte nje mundesi te tille. Cfare eshte komenti juaj?
Do te ishte teper fatkeqesi per presidentin Tadic qe te mbeshtese cfaredo ndarjeje te Kosoves. Ajo qe duhet te beje Serbia dhe presidenti Boris Tadic, eshte qe te ndihmojne qe Kosova te mbetet shtet shumetnik dhe te ndihmojne ne mbrojtjen e te drejtave te serbeve qe jetojne ne Kosove. Nuk eshte pozitive te flitet per ndarjen, e cila, sic dihet, sjell dhune dhe jo stabilitet. Ajo per te cilen duhet te flasim eshte mbrojtja e te drejtave te serbeve permes procesit kushtetues, i cili tashme ka zene vend ne Kosove.
Nga ana tjeter, lideret kosovare kane reaguar me zemerim ndaj verejtjeve te Tadicit per ndarjen e Kosoves. Ata paralajmeruan se cdo perpjekje per ndryshimin e kufijve te Kosoves, do te hapte probleme te reja ne Ballkan...
Po. Ajo qe eshte tejet e rendesishme per hapesirat e ish-Jugosllavise, eshte se shtetet e asaj hapesire jane demokratike dhe shumetnike. Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Serbia jane vende, te cilat duhet te jene shumetnike dhe nuk duhet te kete perpjekje per ndarjen e vendeve ne baze te vijave etnike. Shtetet nje-etnike do te krijonin me shume dhune dhe jo stabilitet ne rajon. Per kete arsye, eshte teper e rendesishme qe Kosova te mbetet shtet shumetnik. Plani i Ahtisaarit ofron nje mundesi te shkelqyer per t'u siguruar se te gjitha pakicat ne Kosove do te respektohen. Kjo vertet eshte menyra me e mire per te ecur perpara, prandaj per qeverine e Serbise, gjeja me e mire per ta bere, do te ishte qe ta mbeshtese implementimin e planit te Ahtisaarit, per t'u siguruar se te drejtat e serbeve ne Kosove jane plotesisht te mbrojtura.
Por, zoti Tadic gjithashtu ka thene se ndarja eshte diskutuar ne Serbi dhe ne bashkesine nderkombetare, dhe se ajo ka qene nje nga opsionet gjate viteve te fundit...
Nuk ka pasur ndonje tekst te miratuar nga Grupi i Kontaktit, nga Kombet e Bashkuara apo nga forumet e tjera te larta, i cili do te mbeshteste mundesine e ndarjes. Perkundrazi, bashkesia nderkombetare qendron fuqishem prapa Kosoves shumetnike, ku po perseris, te drejtat e te gjitha pakicave respektohen plotesisht.
Ne raportin e fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave, ju keni thene se gjasat per ndarjen de fakto te Kosoves po rriten, per shkak se bashkesia nderkombetare ka deshtuar t'i plotesoje perkushtimet e saj...
Ne me te vertete jemi te shqetesuar dhe ajo qe kemi theksuar ne raportin e fundit per Kosoven, eshte se bashkesia nderkombetare nuk ka qene ne gjendje plotesisht te stacionohet dhe te marre rolin e vet ne Kosove. Ketu e kam fjalen per Bashkimin Evropian, i cili deri tash nuk ka qene ne gjendje te vendoset ne veri te Kosoves. Eshte shume me rendesi qe BE-ja te mund te vendoset ne veri, ne menyre qe t'i marre ne duar detyrat e plota dhe te ndihmoje qe te mbrohen te drejtat e serbeve qe jetojne ne veri. Per kete nevojitet qe edhe qeveria e Serbise te shfaqe gatishmeri qe t'i lejoje BE-se te vendoset ne veri. Ne raportin tone, ne propozojme kompromise, te cilat do t'u ofronin siguri dhe te drejta shtese serbeve, ne menyre qe BE-ja te operoje plotesisht atje.
A mendoni se Kosova vertet eshte nje test i veshtire per politiken e sigurise dhe mbrojtjes se BE-se?
Po. Kosova vertet po tregohet te jete test i veshtire per Bashkimin Evropian. Pjeserisht per arsye teknike, per shkak te veshtiresive te zevendesimit te infrastruktures, logjistikes dhe pajisjeve te Kombeve te Bashkuara me ato te Bashkimit Evropian. Por, njera pjese e problemit eshte politike dhe ketu me duhet te permend vecanerisht Serbine, e cila i ka vene pengesa vendosjes se misionit te Bashkimit Evropian. Kete e kam shume veshtire ta kuptoj, sepse Serbia dhe vecanerisht qeveria e re kane treguar gatishmeri te madhe per te ecur drejt Bashkimit Evropian, dhe perfundimisht per t'u bere pjese e BE-se. Prandaj, ata duhet t'i besojne Bashkimit Evropian ne Kosove me shume se cdo institucioni tjeter nderkombetar.