PD shkrin 100 nendege
Kryeministri Berisha, njekohesisht kreu i PD mblodhi dje kryesine per te celur zyrtarisht edhe fushaten e zgjedhjeve ne kete parti. Keshtu pasditen e djeshme u vendos te shkriheshin edhe 100 nendeget e kesaj partie ne kuader te reformimit te PD-se, ne baze te sistemit zgjedhor proporcional rajon qe eshte sanksionuar ne Kushtetute. Pas perfundimit te mbledhjes, sekretari i pergjithshem, Bode deklaroi se mbledhja e kryesise miratoi skemen e re e organizimit te te gjitha strukturave te PD per t'i pergatitur ato per ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe pritet te mbahen ne muajin qershor te vitit te ardhshem. Bode deklaroi se procesi i ristrukturimit te partise ne kuader te sistemit te ri do te zgjase edhe per 3-4 muaj te tjere dhe vetem ne kete periudhe pritet qe kandidatet per kryetare te degeve te PD-se te fillojne kandidimin.