E Diel, 1 Nëntor 2026

Angela Merkel dhe Boris Tadic kunder ndarjes se shtetit te ri

Kancelaja gjermane Angela Merkel dhe presidenti serb Boris Tadic nuk e shohin si opsion ndarjen e Kosoves. Raportet e meparshme te medieve serbe dhe gjermane ai i quajti 'keqinterpretime'. "Une nuk jam per ndarjen e Kosoves", e shkurter dhe e prere ishte pergjigja e kancelares, Angela Merkel, ndaj lajmeve te publikuara kohet e fundit, sipas te cilave presidenti serb Boris Tadic propozonte ndarjen e Kosoves. Edhe Tadici vete u terhoq nga nje propozim i tille, i cili ishte kritikuar menjehere nga opozita dhe ish-kryeministri Koshtunica. "Serbia nuk e ndryshon planin e vete politik. Autonomia e zgjeruar eshte plani yne kyc dhe keto jane interpretime te gabuara qe i bejne nganjehere njerezit e medieve, jo vetem ne Serbi por edhe ketu ne Gjermani", tha Tadic mbas nje takimi me kancelaren gjermane dje ne Berlin. Mes dy politikaneve kishte divergjenca ne lidhje me misionin e ardhshem te BE-se, EULEX, i cili pritet te zevendesoje UNMIK-un. presidenti serb theksoi tri kushtet e Serbise: "Vendimi duhet te merret ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, te mos zbatohet plani i Ahtisarit dhe misioni i EULEX-it te jete neutral ndaj statusit te Kosoves". Angela Merkel tha se eshte shume e rendesishme qe EULEX-i te filloje nga puna dhe te shtrihet ne te gjithe Kosoven. Divergjenca paten politikanet edhe ne lidhje me ceshtjen e Kosoves. Tadic theksoi se Serbia nuk do ta njohe kurre ate, por se me projektrezoluten e re te parashtruar ne Asamblene e pergjithshme te OKB-se, po perpiqet ta kaloje problemin nga "kendi politik ne ate juridik". Merkel tha se Gjermania po e shqyrton voten e saj ndaj projektrezolutes se bashku me anetaret e tjere te BE-se. Merkel siguroi mbeshtetje te Gjermanise ne rrugen e Serbise drejt Evropes. Presidenti serb Boris Tadic ndodhet ne Gjermani per nje vizite zyrtare treditore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›