E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sulmi, ne diten e paqes e dashurise"

Shoqata e Neurologeve te Shqiperise me qender ne spitalin "Nene Tereza",reagoi dje me nje deklarate publike duke shprehur indinjaten e thelle per sulmin e rende ndaj jetes se kolegut te tyre, doktor Kosta Kocit. "Nuk eshte hera e pare qe bluzat e bardha sulmohen per shkak te detyres. Nuk eshte hera e pare qe puna, dinjiteti dhe jeta e tyre mbeten te pavleresuara dhe te pambrojtura. Eshte e trishte qe nje mjek i nderuar te sulmohet per shkaqe te pa justifikueshme, pikerisht ne nje dite feste ku proklamohet paqja dhe dashuria mes njerezve", thuhet ne deklarate. Ata e cilesuan te turpshem mos vleresimin dhe egersine qe shfaqet ndaj bluzave te bardha. "Ne si mjeke, kolege, si pjesetare te komunitetit i kerkojme shtetit, medias, popullsise civile qe te reflektoje dhe te cmoje punen e palodhur te mjekut dhe te mos lyeje me gjak bardhesine e bluzave e te shpirtit te tyre", perfundon deklarata e firmosur nga kryetarja e shoqates, Dr. Sc. Mira Rakacolli dhe Prof. Jera Kruja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›