E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabit Brokaj merr detyren e negociatorit mes LSI-se dhe Partise Socialiste

Nje prej themeluesve te Partise Socialiste, tashme anetar i LSI-se, Sabit Brokaj merr persiper detyren per te negociuar me socialistet ne funksion te bashkepunimit PS-LSI. Brokaj u mandatua dje nga LSI, qe te nise komunikimet fillimisht me tre autoritetet qe deri tani jane shprehur dhe me dashamiresi per te majten, Agolli, Pellumbi dhe Meidani per bashkepunim. "Besoj se edhe ata si une, do te kene autorizimin e kryetarit te Partise Socialiste, per t'u takuar dhe per te krijuar mundesine dhe veprimin politik, per te realizuar ate qellim, ate motiv, te cilin ata e deshirojne dhe e shprehin", tha Brokaj. Por nga ana tjeter, nga selia roze nuk ka asnje levizje. Ish kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi tha se nuk eshte ne dijeni fare per negociatat apo deklaratat e Metes. Pellumbi sqaroi se nuk eshte mandatar nga Partia Socialiste per negociata. Megjithate mbetet i hapur per takime individuale me kreun e LSI-se ne kete rast. Pavaresisht kesaj situate, Brokaj ne cilesine e negociatorit eshte optimist per bashkepunimin dhe bashkimin perspektiv te se majtes. "Me vjen shume mire, qe vihem ne kete rol pasi bashkepunimi apo qofte edhe bashkimi perspektiv i te majtes eshte nje qellim i madh i te gjithe se majtes se ndershme, personaliteteve qe e duan vertete te majten ne funksione te rendesishme te politikes se vendit", tha Brokaj. Sipas tij, LSI-ne nuk e ben aspak pesimiste, pritja relativisht e gjate e pergjigjes nga kryetari Rama. Perkundrazi LSI, pret qe dhe pergjigjja e kreut te opozites te jete pozitive. "Ne funksion te kesaj pergjigje, qe ne presim te jete pozitive, une jam gati te bisedoj, te kontaktoj dhe te angazhohem me tre autoritetet e Partise Socialiste dhe te se majtes, per te krijuar kushtet, qe mos mbetet nje deshire abstrakte, por te realizohet si nje veprim konkret, i cili kuptohet, behet i tille me takimin dhe pas takimit te dy kryetareve Meta dhe Rama", u shpreh me bindje Brokaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›