Sacchi: Interi është ekip, Milani skuadër individualësh
Ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Arrigo Sacchi, ka analizuar gjendjen e Interit dhe Milanit, duke thënë se zikaltrit janë skuadër dukshëm më e mirë në të gjitha nivelet, falë trajnerit Jose Mourinjo. " Zikaltrit kanë arritur të menaxhohen mirë nga Mourinjo dhe kanë treguar një ndjenjë të fortë motivimi. Kjo ndihmon në rritjen e niveleve të tyre teknike në sulm". "është një skuadër përplot kualitet. Loja e tyre nuk arrin ato që pritet, mirëpo po përmirësohet. Trajneri ka edhe besimin e (presidentit) Morattit. Mourinjo është një menaxher i jashtëzakonshëm", ka thënë Sacchi për La Gazzetta Dello Sport. Duke folur për Milanin, Arrigo Sacchi ka thënë se momenti kthyes i Milanit ishte kur trajneri Leonardo e bazoi lojën e tij te lojtarët individualë.
Megjithatë, sipas mendimit të Sacchit ky sistem i lojës nuk do të zgjasë shumë, pasi sipas tij Alexandre Patos dhe Clarence Seedorfit, Milanit i mungon baraspesha si skuadër.