Kulaci i gjyshes helmon pese persona
Xhemil Beharaj
Nje familje ne fshatin Libofshe, te rrethit te Fierit, ka rrezikuar jeten, pas nje helmimi aksidental. Ngjarja e rende eshte regjistruar ne familjen e Flamur Skenderaj. Nena e tij 80-vjecare, Fatimeja, u gatoi dy dite me pare nje kulac, por ne vend te sodes se bukes, ka hedhur gabimisht nje pesticid kunder mizave te portokalleve. Pas konsumimit te kulacit, Fatimeja, djali i saj Flamuri, motra e saj, nipi e mbesa Marjus dhe Majina, jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal ne Fier, ku kane marre ndihmen e pare mjekesore. Sipas gjyshes se shtepise, Fatimese, e cila ndodhej e shtruar ne katin e trete te spitalit, pasditen e se henes ajo kishte vendosur qe te gatuante nje kulac per familjen me miell gruri. Mbi frigorifer ajo kishte marre nje pesticid, qe nusja e djalit te saj, Dhurata, e kishte lene mbi frigorifer, duke menduar se ishte sode. Pesticidi nuk dallonte ne ngjyre nga soda e bukes dhe ishte ne forme pluhuri, cka ka mashtruar te moshuaren. E sigurt se i kishte hedhur brumit sode buke, ajo ka vazhduar e qete gatimin. “Pasi kam gatuar kulacin dhe e kam pjekur ne sobe, tregon e moshuara per gazeten “Koha Jone”, e nxora qe ta hanin te ngrohte. Ishte ora rreth 18:00. Nga ai kulac hengrem te gjithe familjarisht, duke perfshire edhe motren time, qe kishte ardhur mysafire, pervec nuses se djalit, e cila nuk ishte kthyer ende nga puna”. Rreth ores 21:00 te mbremjes filluan simptomat e para. “E para ishte motra ime qe u mbulua nga te vjellet me pas femijet, une dhe djali. Ishte nje fqinji yne qe na mori me makine e na solli ne spitalin e Fierit”. Burime spitalore nga Fier pohuan per “Koha Jone” se 80-vjecarja nga Libofsha dhe djali i saj, Flamuri, u shtruan dhe iu dha ndihma e pare ne repartin patologjik te spitalit te Fierit, nderkohe qe femijet binjake te Flamurit, Marjusi dhe Majina, u shtruan dhe iu dha ndihma e pare ne spitalin pediatrik. Ata i jane nenshtruar nje terapie te forte me surume e antihelme, duke u kryer njekohesisht edhe lavash stomaku. Moter e vella, binjake, pohuan per “Koha Jone” se babai i tyre, Flamuri, eshte i papune. Ai mundohet qe te gjeje pune ku te mundet, nderkohe qe nena e tyre Dhurata punon ne nje rrobaqepesi ne Fier. Gjyshja u bente ushqim, pasi mamaja ikte heret ne mengjes ne pune dhe kthehej pasdite vone dhe nuk kishte mundesi te kujdesej per ta. Ata pohuan se ilaci ishte blere nga babai per te sperkatur portokallet, pasi kishin zene miza. Ndersa e kishte marre ne dore per ta levizur nga vendi, nena e tyre e kishte harruar ne nje vend ku e moshuara kishte zgjatur doren. “Mamaja e kish lene mbi frigorifer nga pakujdesia pasi nxitonte te punonte qe te na sherbente te gjitheve”, treguan dy binjaket. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, pohoi se pese pacientet kane mberritur ne gjendje teper te rende mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Nje ekip mjekesh u kane ndenjur mbi koke per ore te tera deri ne mengjesin e djeshem. “Pasi kane kryer nje sere kurash, serumesh e lavash stomaku, gjendja e tyre eshte permiresuar, por ende nuk ka siguri, pasi duhet te kalojne 72 ore”, thane burime nga personeli mjekesor i spitalit rajonal te Fierit. Mjeket thane se pacientet mberriten ne spital rreth ores 22:30 te mbremjes. Pas vizites se pare, u vendos ndarja e tyre ne dy pavijone te vecanta. Ata u trajtuan me medikamente per afro kater ore, derisa gjendja e tyre shendetesore erdhi drejt permiresimit.
Alarmi, 7 femije te helmuar
Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, pohoi dje per “Koha Jone” se vetem pese ditet e fundit ne spitalin e Fierit jane paraqitur shtate femije nga mosha 1,5 vjec e deri ne 11 vjec, te cilet kane pire medikamente te prinderve apo gjysherve te tyre nga pakujdesia. “Edhe pse kemi bere te pamunduren, kjo eshte nje dukuri alarmante”, tha mjeku toksikolog. Dua te theksoj nepermjet gazetes suaj, se te rriturit duhet te tregohen te kujdesshem ne vendosjen e medikamenteve, pasi femijet e mitur nuk dine se cfare jane dhe i kane pire duke rrezikuar seriozisht jeten”. Ai tha se mediat duhet te sensibilizojne kryesisht prinderit, por edhe femijet e te moshuarit, pasi ne raste te tilla nuk behet shaka dhe njerezit mund te perfundojne ne spitale apo te rrezikojne jeten. “Ne spitalin rajonal te Fierit ka nje pavijon te posacem per trajtimin e rasteve te helmimeve, por ne shume raste parandalimi eshte ilaci me i mire”, perfundoi mjeku Stoja.
Helmimi te “Bechtel”
Rreth tre jave me pare, probleme shendetesore u shkaktuan per rreth 100 punonjes te kompanise “Bechtel-Enka” ne kantierin e Repsit. Ata kane shfaqur shenjat e nje helmimi nga ushqimi menjehere sapo kane perfunduar dreken ne mensen e perbashket. Ne menyne e dites perfshihej mishi i vicit, te cilesia e te cilit kane dyshuar pjesa me e madhe e te prekurve nga helmimi. Sipas tyre, sapo kane perfunduar dreken u jane shfaqur shenjat e para, si diarre, te vjella e marrje mendsh.