E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadam Huseini ndihmoi Millosheviçin në Hagë

BAGDAD-Ish-udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein, ka ndihmuar financiarisht Sllobodan Milloshevic gjatë gjykimit në Hagë, ka deklaruar ish-avokatja e diktatorit irakian, Bushra Halil.

“I tërë procesi ka kërkuar shpenzime të mëdha. Shërbimet e avokaturës kanë kushtuar shumë dhe Husein, duke e ndjerë se çfarë do të ndodhte, ka vendosur të mbështesë presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë”, ka thënë Halil për mediat e huaja.

“A duhet shpjeguar se çfarë e ka motivuar Sadam Huseinin? A e ka parashikuar ai situatën që po ndodh sot në vendet arabe dhe situatën me doktrinën gjeopolitike në botë”, ka pyetur ajo.

Sipas Halilit, “shkelja e sovranitetit” ka nisur në Jugosllavi. Të gjitha ngjarjet që kanë pasuar “si cunami” në të gjitha kontinentet e dëshmojnë një gjë të tillë, ka thënë ajo.

Sadam Husein është rrëzuar në prill të vitit 2003 dhe është ekzekutuar me varje. Ka qenë pikërisht Bushra Halil që e ka mbrojtur para gjykatës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›