Sagna, objektiv i Interit

Interi po ka probleme me krahët dhe po mendon të përforcohet në këtë aspekt.
Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, pasi nuk gjeti ndonjë lojtar të hairit në Itali, klubi Nerazzurr po mendon të ‘shtegtojë’ në Angli.
Dhe, objektiv i tyre është mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bacary Sagna, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2014. Menaxheri Arsene Wenger dëshiron ta mbajë atë dhe t’ia vazhdojë kontratën, por ende nuk ka marrëveshje.
Mbrojtësi francez mund ta ndjek rrugën e Robin Van Persiet, duke e kërkuar largimin. Pas largimit të Douglas Maicon në drejtim të Manchester Cityt, Sagna shihet si futbollisti ideal për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes.