E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Sulmi në Bengazi, vepër e ekstremistëve

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se "pa asnjë dyshim" sulmi ndaj ambasadës amerikane në qytetin libian Bengazi, me ç’rast u vranë ambasadori amerikan dhe tre diplomatë, nuk ka qenë vetëm aksion i një turme të zemëruar, por shenjë për ekstremizëm në vendet ku mungon stabiliteti.

Kjo është deklarata e parë e tij pasi që Shtëpia e Bardhë javën e kaluar e vlerësoi sulmin si "terrorist".

Ai fillimisht vlerësoi se bëhet fjalë për një protestë spontane kundër filmit, në të cilin përqeshet profeti Muhamed.

Obama theksoi se dhuna, e shkaktuar nga filmi "Pafajësia e myslimanëve" është e papranueshme.

"Mënyra më e mirë që të margjinalizohet mënyra e tillë e shprehjes është që filmi të injorohet”, theksoi presidenti amerikan duke shtuar se shumica dominuese nga myslimanët në SHBA nuk paraqesin kërcënim për vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›