Kampionatet evropiane sukseset dhe deshtimet e skuadrave

Futbolli evropian jep verdiktet e para me Borusian e Dortmundit që ka fituar përpara kohe titullin kampion në Gjermani. Mbase nuk ka vlerën e suksesit të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop, por feston edhe Bajerni i Mynihut, që për momentin ka siguruar një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Bavarezët mundën 4-1 Shalken, ndërsa përfituan edhe nga humbja 0-1 e Hanover në fushën e tij për t’u ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit të Bundesligës. Golat e Roben, Muller dhe Gomez i kanë dhuruar tri pikë të rëndësishme Bajernit në objektivin e mbetur në këtë sezon.
Në kampionatin francez, Lille ka marrë sërish kryesimin pas fitores së thellë 5-0 kundër Arles. Sukses i rëndësishëm për formacionin e drejtuar nga Rudi Garcia që ka një pikë më shumë se Olimpiku i Marsejës. Skuadra e Didier Deschamps regjistroi një hap fals në fushën e saj, pas nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Okserit. Valbuena kaloi përkohësisht në avantazh vendasit, por një gol i Gook prishi festën e vendasve që kanë zbritur sërish në vendin e dytë të klasifikimit të Ligës 1.
Gara për titullin kampion vazhdon të jetë e hapur edhe në Hollandë. Twente ka ruajtur kryesimin e renditjes pas fitores së pastër 4-0 kundër Willem II, duke lënë sërish pas me dy pikë më pak rivalët kryesorë të Ajaksit. Skuadra nga Amsterdami ka vijuar serinë e rezultateve positive duke mundur 2-1 Herenven.
Nertan Prifti