E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin u bind nga Alonso

Xabi Alonso bindi bashkëlojtarin e tij nga Real Madridi, Nuri Sahin, t’i bashkohet Liverpoolit para Arsenalit këtë verë në formë huazimi.

Mesfushori turk kompletoi kalimin e përkohshëm në Anfield Road duke refuzuar interesimin nga Arsenali, kjo pas këshillave nga ish anëtari i Reds.

“Xabi është person që vërtet i intereson futbolli. Ai është i dashuruar me futbollin. Kur dëgjoi se Liverpooli ishte i interesuar për mua, ai filloi të më tregojë më tepër për klubin. Ai më tha të vija këtu se do të kënaqem. Xabi fitoi tituj këtu dhe shpresoj që edhe unë të bëj njësoj”, deklaroi Sahin për ueb faqen zyrtare të Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›