E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saif al-Islam: Khamis Gadafi është gjallë

Gjatë marrjes në pyetje, Saif al-Islam, zbuloi se vëllai i tij, Khamis, është i gjallë, duke shtyrë kështu pushtetin e ri libian që të fillojë kërkimin e tij.

Sipas, Saif al-Islam Gaddafi vëlli i tij, Khamis Gadafi, po fshihet rreth 100 kilometra në jug të Tripolit, megjithëse ai disa herë deri tani ishte shpallur i vdekur, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Përfaqësuesit e pushteti të ri libian pohohen se Khamis tashmë është rrethuar në qytetin Terhouni, dhe se arrestimi tij është vetëm çështje kohe.

Djali më i vogël

Ndjekja e Khamis filloi pasi që Saif al-Islam Gaddafi pranoi në burg se i vllai i tij është nde gjallë.

Një pranim i tij rezultoi edhe me arrestimin e ish-shefit të shërbimit libian të zbulimit, Abdullah al-Senussi, që ishte ndër figurat kryesore të regjimit të Gaddafit.

Khamis Gaddafi është djali i shtatë, dhe më i riu , i kolonelit Gaddafi, dhe komandat i Brigadës Khamis, që operonte në kuadër të ushtrisë libiane.

Gjatë kohës së konfliktit Khamis ishte një shënjestër e rëndësishme e forcave kryengritëse. Vdekja e tij ishte temë e shpeshtë e spekulimeve, kështu që ai disa herë ishte shpallur i vdekur.

Nga ana tjetër, Saif al-Islam akuzohet nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës për krime kundër njerëzimit. Babai i tij u vra para një muaji, pasi që u arrestua në vendlindjen e tij, në Sirte. Vrasjen e tij shtetasit libianë e kremtuan duke parakaluar me automjete rrugëve të qyteteve kryesore në vend.

Ndërkohë, fati i Saif al-Islam, të cilin libianët dëshirojnë ta gjykojnë në vend, do të paraqes testin e parë për autoritetin e pushtetit të ri.

Rrahja, keqtrajtimi dhe vdekja e dhunshme e ish-liderit, Moammer Gaddafi, derisa ishte në duart e kryengritësve ishte një turpërim ndërkombëtar i qeverisë kalimtare. Zyrtarët qeveritar në Tripoli tani pohojnë se rasti i djalit të madh të Gaddafit do të menaxhohet me shumë më tepër kujdes.

Saif al-Islam, i cili dikur konsiderohej si një reformator që synon afrimin e Libisë me Perëndimin, që nga rënia e qytetit Bani Valid, në muajin tetor, e deri më tani fshihej në shkretëtirë, në jug të vendit.

Ministri i Drejtësisë, Mohammad Alagy, pohoi se po i koordinon veprimet me Gjykatën Ndërkombëtare, me qëllim që cilado që të jetë zgjidhja e fatit Saif al-Islam, ajo të jetë në pajtim me ligjin.

Monitoruesit ndërkombëtar

Alagy i tha televizionit ‘Al Jazeera’ se:"Ne libianët nuk kundërshtojmë që monitoruesit ndërkombëtar të përcjellin procedurat gjyqësore që do të udhëhiqen ndaj figurave të rëndësishme të regjimit të dikurshëm”.

Zyrtarët e tjerë libianë, ndërkaq, pohojnë se në Libi fillimisht do të mbahen seancat gjyqësore për vrasje, represion dhe vjedhje të pronës publike gjatë katër dekadave të regjimit të Gaddafit. Tek pas kësaj Gjykata Ndërkombëtare do të mund ta ngarkojë al-Islamin me akuza për urdhërimin e vrasjes së demonstruesve të paarmatosur gjatë kryengritjes që filloi në shkurt të këtij viti. /AlJazeera/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›