E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabi s’i frikësohet Realit

Mesfushori i Atletico Madridit, Gabi ka insistuar se skuadra e tij është optimiste para derbit të qytetit me Real Madridin në La Liga të shtunën.

Atletico nuk ka shijuar fitore në Santiago Bernabeu për 12 vite, por Gabi insiston se ekipi nuk ka frikë nga rivali i qytetit, që është aktualisht lider në renditje.

“Të mos mposhtim një ekip për aq gjatë është diçka që nuk ndodh shpesh. Por, kemi rastin tani të përfundojmë serinë negative dhe të fitojmë në Bernabeu. Do të kërkojmë fitoren. Nuk kemi arsye të frikësohemi prej askujt”, tha Gabi gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›