Saikeq Tahiri preket nga bulimia e dezinformimit
Pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar PS nëpërmjet mjetit qëllim-ciflosës të Saikeq Tahiri-t, liderit të dezinformimit bulimik me raportet e ndërkombëtarëve. Gjatë një deklarate për mediet, deputeti i ftohur Tahiri ka deklaruar se hetimet pengohen nga njerëz me imunitet edhe shkak për këtë janë “mungesa e pavarësisë së gjyqësorit nga ndërhyrjet e ekzekutivit, si dhe imuniteti i qeveritarëve”. Syzet e errëta të opozitës shohin të zezën aty ku është e bardhë, dhe të bardhën aty ku është e zezë.
Gjithsesi ndërhyrja nga prapa është një spekulim i mëtejshëm me leximin e raporteve të ndërkombëtarëve, kësaj radhe të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në raportin zyrtar të Departamentit amerikan, qeveria “Berisha2” është vlerësuar me nota pozitive, sepse ka mundësuar bllokimin e rrugëve tokësore të narkotikëve, duke e nxjerrë vendin nga hartat rajonale të celulave të narko-trafikut, kështuqë u është kundërvënë me agresivitet elementëve kriminale, të trafiqeve të lëndëve narkotike. Kësisoj rrugëkalimet e trafikut janë larguar drejt Kosovës dhe Malit të Zi, duke përdorur Serbinë dhe Bosnjën si pika tranziti ka nxitur, pasi politikat më agresive të qeverisë shqiptare, me moratoriumin e qeverisë shqiptare ndaj anijeve të shpejta kanë bërë që të ngadalësohet lëvizja e drogave dhe trafikimi i njerëzve drejt Italisë. Po ashtu, patrullimi më i mirë i bregdetit ka bërë të mundur nxjerrjen e Shqipërisë nga synimi i narko-trafikut.
Ndërkaq sipas të dhënave të ardhura nga seksionet e anti-drogës italiane, sasia e drogës së ardhur nga Afganistani, e kapur në Itali, që ka shkuar aty drejtpërdrejt nga Shqipëria, mbetet në kuota të ulët. Gjatë kohës së Partisë Socialiste raportet e ndërkombëtarëve njoftonin për subjekte shtetërore që merreshin me trafik lëndësh narkotike, kujtojmë këtu rastet e disa shoferëve ministrorë të implikuar në procese gjyqësore. Mirëpo nëse shkoni në arkiva për t’u njohur me raportet e viteve të shkuara, për të parë se si dhe sa kanë ndryshuar gjërat në këtë vend pas 2005, këto lloj raportesh e kanë në rutinë që të fokusohen dhe t’i shikojnë me lupë gjërat negative - jo me tendencë, kuptohet - po për nga natyra e tyre, dhe kështu është për të gjitha shtetet jo vetëm për Shqipërinë.
Assesi deputeti i fondacionit të zhdukur “Qemal Stafa”, Saikeq Tahiri, nuk heq dorë nga dashuria e parë e keqpërdorimit të të dhënave dhe interpretimeve tendencioze të ndërkombëtareve, ç’ka dëften për prirjet sëkëlldisëse për t’u bërë dikushi në politikë, me të vetmen përvojë që ka në jetëshkrimin e vet, trillimin e fakteve. Sa i keq Tahiri i ngjan një kukulle barbi, e futur padrejtësisht nga dritarja në politikë, sepse mbetet prodhimi i dëshirave perceptuese të shefit të vet politik. Ai e harxhoi pjesën kryesorë të jetës pseudo-politike, duke pyetur lart e poshtë për Qemal Stafën, pasi s’dinte asgjë për të, por që shefi i vet ia kish vënë havale në shpinë. S’e dimë se sa informacione ka marrë deri më tani, por gazeta është gati t’i ofrojë edhe të tjera dokumente, që ta iluminojë Saikeq Tahirin për gjëmat që tentonte të bënte Qemal Stafa e celulat e tjera terroriste e komuniste së bashku, gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore.