E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, të izoluara komunat në veri, ortek në Malësinë e Madhe

TIRANË- Reshjet e borës vazhdojnë të krijojnë probleme në akset rrugore, kryesisht në veri të vendit.

Problematik mbetet rrethi i Pukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës- Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë.

Probleme nga bora ka edhe në Malësinë e Madhe. Komunat Dukagjin dhe Vermosh janë të bllokuara, ndërsa në fshatin Udace të komunës Kelmend ka rënë edhe një ortek, duke dëmtuar një shtëpi të fshatit.

Probleme nga bora ka edhe në rrethin e Kukësit, të kalueshme me zinxhirë janë akset Morinë-Kalimash, Morinë-Kalimash. Mësohet se në qytet trashësia e dëborës arrin në 70 cm.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, temperatura të ulëta, dallgët 3-4 ballë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›