Kryeministri Berisha takon Sekretaren e Shtetit Hillari Clinton
Kryeministri Sali Berisha ndoqi dje, punimet e dites se dyte te Konferences se 48-te te Sigurise, ne Mynih. Ne sesione te vecanta te konferences u diskutua mbi ceshtje te rendesishme aktuale te sigurise dhe sfidave te saj ne te ardhmen, si ndertimi i nje komuniteti te sigurise euroatlantike, kriza financiare dhe ndikimet e saj per sigurine nderkombetare; mbrojtja Smart, BE dhe e ardhmja e Aleances Transatlantike. Gjate zhvillimit te Konferences, Kryeministri Berisha pati takime te shkurtra me Sekretaren amerikane te Shtetit, zonjen Hillary Clinton, Sekretarin e Mbrojtjes Leon Paneta dhe personalitete te tjera pjesemarrese. Ne panele te ndryshme, pjesemarresve iu drejtuan me nje fjale Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta, Zevendespresidentja e Komisionit dhe Perfaqesuesja e Larte e BE-se Catherine Ashton, Kryeministri italian Mario Monti etj. Pas takimeve, Kryeministri Berisha u prononcua per mediat mbi ceshtjet, ne te cilat u perqendruan diskutimet e dites se dyte te Konferences. Kryeministri Berisha ne prononcimin e tij tha se, "Konferenca kishte sot, diten e saj kulmore. Per here te pare, teresisht te pazakonte qe nuk ka ndodhur ne historine prej me shume se 4 dekadash te kesaj Konference, ne seancen e mengjesit iu adresua pjesemarresve Sekretarja e Departamentit te Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta". Kryeministri ka sqaruar se "si rregull, ne Konferencen e Sigurise se Mynihut kane marre pjese ose Sekretari i Mbrojtjes ose Sekretari i Departamentit te Shtetit. Ne kete kontekst, mund te them se pesha e Konferences ishte shume e madhe dhe kjo ishte arsyeja qe dy personalitet kryesore te qeverise se Shteteve te Bashkuara iu adresuan kesaj Konference, per te paraqitur edhe strategjine e Shteteve te Bashkuara, vendosmerine e tyre per te konsideruar Europen si nje perparesi dhe natyrisht, zhvendosjen drejt Azise e Pacifikut, si rajone te cilat meritojne tani vemendjen me te madhe, per shkak te ndryshimeve shume te medha qe kane ndodhur keto dy dekada ne gjeopolitiken e gjeostrategjine e botes. Pata rastin t'i takoj shkurtimisht te dy dhe t'i ftoj per te ardhur ne Shqiperi, ftese qe e pranuan me kenaqesi". Kreu i qeverise i cili eshte i ftuar ne kete konferences tha se, "gjate seancave te tjera u diskutua shume mbi marredheniet ose raportet e reja ne bote, Europe, SHBA dhe Azi, u diskutua gjeresisht per krizen, ku nje ekspoze te shkelqyer beri ketu, Kryeministri i Italise Mario Monti, aspektet e saj ne Europe e ne bote, rruget e kapercimit te kesaj krize". Berisha ka informuar se gjate kesaj konference ai eshte takuar dhe ka shkembyer mendime dhe diskutime me personalitete te shumte qe ishin te pranishem.