E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka: "21 Janari", Ina Rama po heton figurantet, jo organizatoret Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike, Flamur Noka, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone', komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur te ceshtja me e debatueshme, 21 janari, deputeti Noka thote se organizatoret, sponsoret dhe skenaristet, tashme jane te ditur nga te gjithe. Sipas deputetit te PD-se, kryetari i PS-se, Rama, duhet te kerkoje falje per 21 janarin, por kete, jo PD-se, por shqiptareve, per ate ngjarje te rende qe shkaktoi dhe gjithashtu, duhet te jape llogari para drejtesise per gjithcka beri me 21 janar. Ne lidhje me reformen zgjedhore, Noka thote se tashme shqiptaret kane nje sistem mjaft te mire dhe qe perkthehet me se miri ne vota. Duke u ndalur te reforma ne drejtesi, deputeti i PD-se shpreson se Rama do te jape bashkepunimin e duhur per realizmin e saj.

Eshte rikthyer serish ne skenen e debat politik ceshtja e 21 janarit. Pas nje viti, prokuroria preu tri flete arresti per zyrtare te gardes, nderkohe qe ka kerkuar heqjen e imunitetit te tre deputeteve te PS-se, kerkese kjo qe u pranua nga Kuvendi dhe vete deputetet e pranuan se ishin organizatore te 21 janarit. Si e gjykoni kete vendim te prokurorise? Pse tani kjo kerkese?

21 Janari kishte skenarist, kishte regjisor, kishte organizator dhe sponsor, kishte dhe shume aktore, kishte dhe shume figurante. Zonja prokurore, tani e vene nen presionin e opinionit publik, e faktorit nderkombetar, ka prere tri flete arresti per tre aktore (tre deputetet), duke mos permendur asnjehere organizatorin dhe sponsorin e asaj dite. Ne kete loje, zonja prokurore duhet te pranoje vete nese po vazhdon rolin si pjese e skenarit apo thjesht tani po ben punen e ushtarit. Te kerkosh pa u mbushur 12 ore nga ngjarja, arrestimin e trupes komanduese te gardes, pra mbrojtesve te ligjit, mbrojtesve te institucionit kushtetues, pa asnje prove, pa asnje fakt, pa asnje hetim, vetem e vetem se mbrojten ligjin, vetem e vetem pse mbrojten kryeministrin e vendit dhe bene te deshtoje skenari dhe nga ana tjeter, te darkosh e drekosh vazhdimisht me organizatoret, sponsoret e ketij skenari, qe ne nje vend demokratik, me institucion akuze te pavarur e jopolitik duhet te ndaloheshin ne kushtet e flagrances, vetem znj. Rama mund te na thote se c'ndodhi, qe nuk u zbatua ligji. A ngeli shqiptar ate dite pa e pare me ze dhe me figure, se po sulmohej prej 5 oresh Keshilli i Ministrave, se ishte rrethuar kryeministri ne krye te detyres dhe po tentonin ta merrnin me dhune pushtetin? Ate dite, pervec dy zyrtareve te larte, nuk kishte asnje shqiptar qe nuk e pa dhe nuk ishte i bindur. Madje, ate dite kemi degjuar shume protestues socialiste, qe bertisnin me te madhe se "erdhi dita qe po marrim pushtetin". Dhe shume deputete socialiste joaktive, ate dite, vezhgonin te lumtur ate qe po ndodhte, se kujtonin se po nuhasnin eren e pushtetit. Nuk po flas per ata deputete aktive, qe prisni ne darke karriget si shperblim per rolin qe kishin kryer. Dhe sot, pas nje viti, ata jane dy shqiptare qe nuk e paskan pare kete, por paskeshin pare nje ngjarje ne bulevard, sikur perplaseshin dy makina e nuk iu ben goja as te permendin Keshillin e Ministrave, znj. e z .Rama dhe z. Topi.

Ambasadori i SHBA-ve, ne nje interviste televizive tha se PS-ja duhej te kerkonte falje per 21 janarin. Ju ndani te njejtin mendim me te?

Shqiptaret i jane mirenjohes ambasadorit te SHBA-ve per ndihmesen e madhe qe ka dhene ne kete periudhe dhe kryesisht, per kontributin e madh per te futur ne shina institucionale dhe ligjore Edi Ramen dhe politiken e PS-sv. Ambasadori Arvizu, si diplomat qe eshte, per rastin e 21 janarit ka qene me shume se i drejtperdrejte dhe konkret sa here qe ka folur, por gjithsesi, ai flet si diplomat. Edi Rama duhet te kerkoje falje, jo PD-se, por qytetareve shqiptare, sepse nuk la perpjekje pa bere per te bllokuar liberalizimin e vizave, se ne keto dy vjet i ka dhene kosto vendit, me perpjekjet e tij per te destabilizuar vendin, per hir te karriges qe i ngeli enderr dhe per te bllokuar proceset integruese te vendit. Kujtojme ketu mosnjohjen e humbjes, bojkotin e Kuvendit, dergatat dyerve te Europes kunder liberalizimit te vizave, bllokimin e rrugeve me deputetet e tij, deri te greva e turpshme e urise dhe se fundi, bllokimin e ligjeve me 3/5-at. Them se per te gjitha keto dhe shume veprime te tjera politike, duhet t'u kerkoje te falur shqiptareve. Ndersa 21 Janari eshte krejt tjeter gje. Nuk eshte thjesht nje veprim apo inicim i gabuar politik. Eshte nje tentative kriminale antikushtetuese per te marre dhunshem pushtetin. Ne nje shtet demokratik, per sulme te tilla te paralajmeruara me ze dhe me figure, te parapergatitura dhe te inskenuara qarte dhe ne menyre te hollesishme, me etapa te paracaktuara ndaj institucioneve kushtetuese qe mbrohen me ligj te vecante, ne rastin konkret Keshilli i Ministrave, per tentativen e marrjes se pushtetit me dhune te nje qeverie te ligjshme, te paralajmeruara me ze dhe me figure, nuk mund te diskutojme per falje. Ligji eshte ai qe predominon ne raste te tilla dhe qarteson ujerat dhe ne cdo vend ku institucionet e drejtesise funksionojne ne harmoni me ligjin, Edi Rama duhet te ishte vene para drejtesise.

Kryetari i PS-se, Rama, i ka shprehur deshiren prokurorise qe ta marre ate nen hetim, por edhe kryeministrin Berisha. Pse ky reagim i Rames tani? Mendoni se e ben thjesht per shou apo vertet eshte i pafajshem per 21 janarin?

Pas ujdise se bere mes skenaristit, regjisorit dhe sponsorit, njekohesisht organizatorit te atij skenari ogurzi per vendin, eshte e kuptueshme per ne perpelitja e z Edvin Rama, per te lare duart. Ina Rama e ka perjashtuar nga pergjegjesia direkte, sepse ata duan apo s'duan, jane treshe se bashku me z. Topi, qe mbrojne veten e tyre duke mbrojtur njeri-tjetrin. 21 janari e nxori ne shesh ujdine mes tyre dhe e lidhi publikisht fatin politik te tyre. Ne kete sens, eshte mese e kuptueshme kjo loje e z. Rama, per te dale i lare nga kjo histori. Por nese nga nje beteje qe duhej te ishte ligjore, kjo treshe perpiqet ta ktheje ne nje beteje politike, mazhoranca mund t'i siguroje se jetegjatesia e kesaj loje, do te jete e shkurter. Shoqeria shqiptare ne kete rast kerkon vetem drejtesine dhe te thuash se po vendoset drejtesi kur ke marre te pandehur vetem tre aktore dhe disa figurante (dhe keta te detyruar nga kapja ne flagrance e policise), sigurisht, dhe keta me ujdi per te dale te pafajshem dhe te lajne duart, si Pons Pilati, organizatoret dhe sponsoret e ketij skenari, d.m.th, te zbulosh veten dhe rolin qe ke marre persiper ne kete skenar, per hir te tre karrigeve te pushtetit, qe i duan z. Topi, znj. dhe z. Rama. Te kerkosh qe dhe kryeministri te hetohet pse ishte ne krye te detyres, d.m.th te tallesh me viktimat qe vete i cove dhe i bere kurban, duke enderruar karrige. Drejtesia vonon se sot, drejtesine e kane ne dore skenaristet, regjisoret dhe organizatoret e asaj dite te zeze per vendin, por drejtesia nuk harron dhe ajo do tv vije. Per kete, te mos kete dyshim askush.

Ka nisur diskutimi ne Komisionin e Reformes Zgjedhore. Partite e vogla jane te pakenaqura me qendrimin e dy partive te medha, pasi kerkojne ndryshim te sistemit. Sa qendron pretendimi i tyre? Mendoni se duhet te ndryshohet sistemi?

Gjykoj se sistemi eshte mjaft i mire dhe i drejte per perfaqesimin politik ne territorin e republikes. Ky eshte sistemi me real qe i pershtatet kushteve te Shqiperise. Sigurisht qe jemi te hapur per rregullime teknike, por ky sistem siguron perkthim real te votes ne mandate, nuk sjell kompozime artificiale. Per problemet teknike, PD-ja ka caktuar nje ekip ekspertesh qe po merren me reformen zgjedhore dhe u takon atyre te komentojne me gjate.

Nderkombetaret kembengulin se pa realizmin e reformes ne drejtesi nuk ka integrim ne BE. Mendoni se opozita do te jape konsensusin per realizmin e kesaj reforme, e cila po i ngjan nje telenovele? Kam parasysh ketu projektligjin per Gjykaten Administrative.

Reforma ne drejtesi ka qene dhe mbetet nje nder prioritetet e PD-se dhe qeverisjes se saj. KLD-ja e drejtuar nga z Topi dhe sekseri kryetar i faqezinjve, kane vendosur nje standard te turpshem ne kete sistem dhe sigurisht, kjo eshte perkthyer dhe ne hierarkine zbritese te ketij sistemi. Prokuroria qe eshte kthyer ne nje bastion politik dhe emerimet ne gjykata jane faqja e zeze e atyre qe drejtojne gjyqesorin. Nga ana tjeter, Partia Socialiste cirret per reforma ne kete sektor, por kur vjen puna konkretisht, kemi mese dy vjet qe i bllokon te gjitha ligjet me 3/5-at, qe jane dhe kushte per integrimin. Dhe pse ndodh kjo? Sepse z. Rama, me integrimin, e sheh si bonus vetem per qeverine dhe e nenkupton si fundin e vet. Ky nuk eshte as faji i mazhorances dhe as i shqiptareve. Te shpresojme se Edvin Rama do te jete me ne fund serioz perballe detyrimeve ndaj elektoratit te tij dhe ndaj shqiptareve, se deri tani me proceset integruese, ai ka luajtur lojen kukafshehtas. Ne e kemi deshmuar se cfare ishte ne dore te mazhorances, e kemi realizuar dhe realiteti i prekshem eshte liberalizimi i vizave. Reforma ne drejtesi dhe integrimi kerkon kontribute te barabarta. Ne jemi ne pritje.

Jemi para zgjedhjes se Presidentit te ri. Ka nisur diskutimi dhe artikulimi i shume emrave. Mendoni se Presidenti duhet te jete nga radhet e politikes apo jashte sferes politike? Nese jeni per brenda radheve te politikes, PD-ja i ka keto potenciale per ta zgjedhur nga radhet e saj?

Sic e dini, Kushtetuta ka pesuar disa ndryshime konsensuale dhe nje nga nenet qe i eshte nenshtruar ketij ndryshimi, eshte dhe neni i zgjedhjes se Presidentit. Ne, si mazhorance, na lind detyrimi thjesht ta zbatojme me perpikeri kete nen dhe kaq. Nuk besoj se mund te dale dikush e te kerkoje qe te behet zgjidhje jashte kornizes kushtetuese te paracaktuar. Ceshtja e emrave eshte e drejte e atij grupimi, qe ne baze te Kushtetutes, realizon numrin e percaktuar. Nese opozita i ka keto numra, atehere ka te drejten te paraqese emrat konkret. Nese jo, ne baze te nenit 86, na takon ne, si mazhorance. Emra konkrete dhe dinjitoze, mazhoranca ka shume. Kur e ka bere z. Topi detyren e Presidentit, te jeni e sigurte se e ben me mire cdo njeri nga drejtuesit apo deputetet e mazhorances.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›