E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika bashke ne Vlore, Nishani: Te Bashkuar ne Flamur Rozeta Rapushi

Ne nje atmosfere madheshtore, per pak caste politika u bashkua dje Vlore ne festimet per 100-vjetorin e Pavaresise se vendit. Te gjithe bashke, Presidenti i vendit, Bujar Nishani, Presidentja e Kosoves, Ahtifete Jahjaga, kryeministrat e Shqiperise dhe Kosoves Sali Berisha dhe Hashim Thaci, kreu i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, kreu i opozites Edi Rama, deputete, diplomate, etj, valeviten te lire, flamurin kuq e zi, duke lene pas ndasite e perplasjet, pikerisht ne vendin ku prehet Ismail Qemali, qe 100 vite me pare, shpalli Shqiperine e Pavarur. Duke mbajtur fjalen ne kete ceremoni, Presidenti Bujar Nishani, tha se Flamuri yne eshte nga me te pastrit, pasi ne asnje rast te historise, ai nuk i priu asnje pushtimi, asnje shkaterrimi. "Flamuri yne na eshte dashur ne, dhe ne i jemi dashur Flamurit tone, si simbol mbijetese, si cimento bashkimi. Aspak per t'i rene kujt ne qafe. Vetem per te ndihmuar njeri-tjetrin. Te vazhdojme ta mbajme te paster e te paprekur Flamurin tone, simbolin tone te shenjte udhe-ndricues dhe bashkues. Ashtu si dielli ndrit dhe ngroh boten dhe mban gjalle jeten, ne na ndrit, na bashkon, shpirtrat na i ngroh, rrugen na e tregon, ky Flamur",- u shpreh kreu i shtetit. Nishani tha se ditelindja e 100-te e shtetit shqiptar, eshte ngjarja me e bukur per cdo bashkekombes kudo ku jeton, ne Shqiperi dhe jashte saj. "Si President i nje vendi te lire dhe demokratik, me shume se kurre prane familjes evropiane, ju uroj gezuar festen, te gjithe shqiptareve, qe ne keto 100 vjet nje pjese te jetes se tyre e kaluan te privuar nga e drejta e pare themelore, nga liria!

Gezuar festen te gjithe shqiptareve, ne Kosove, ne Maqedoni e Malin e Zi kudo ku jane ne bote, qe kane shijuar diten e madhe te lirise kur u shemb muri i larte i diktatures", - uroi Presidenti nga Vlora. Kreu i shtetit permendi, se prej lufterave te Kastrioteve kunder otomaneve, e deri me sot, simboli yne, shenja jone bashkuese, ky Flamur, ka bere rruge te gjate. Sipas tij, gjate kesaj rruge te mundimshme, shqiptaret ja kane arritur te mos ndahen nga Flamuri dhe t'i dalin zot atij. "Na e kane rrembyer Flamurin, dhe ua kemi marre perseri e na eshte bere me i dashur. Kane provuar te na e cjerrin, te na e grisin Flamurin, dhe s'i kemi lejuar. Jane perpjekur te na e zhdukin Flamurin duke u munduar te na bindin ta harrojme, dhe ia kane arritur ta zhdukin per ca kohe, por e kemi nxjerre perseri ne nga hiri i harreses. Kane arritur te na e ndotin duke e ndryshuar, dhe e kane ndryshuar per ca kohe, por pergjithmone nuk kane mundur ta ndotin e ta mposhtin, as ne e as Flamurin tone", - theksoi Presidenti, duke shtuar se sot me shume se kurre, ne po jetojme diten kur kujtojme dhe nderojme punen, vleren, kontributin e burrave te 1912-es.

Flamuri u ngrit dje ne Vlore me fishekzjarre, te shtena topi dhe brohoritje te mijera shqiptareve, qe mbushen sheshin e flamurit ne kete qytet. Pas kesaj ceremonie, te pranishmit zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule sipas ceremonialit zyrtar te percaktuar nga protokolli i shtetit.

Nishani dhe Gjika ndajne ne Vlore torten e Pavaresise

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani dhe kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, prene dje sebashku torten simbolike te festes se Flamurit kombetar e pergatitur me rastin e 28 Nentorit ne Vlore. Torta kishte tre simbolet kryesore te qytetit te Vlores, flamurin, Ismail Qemalin si dhe Sheshin e Flamurit. Dy bustet ishin te pergatitura ne cokollate, ndersa torta ishte pergatitur me shijen e luleshtrydhes, me nje gjatesi prej 12 metrash. Nderkohe qe pak para nisjes se ceremonise zyrtare, ne Vlore mberriti edhe busti me koken e Ismail Qemalit, qe transportohej me nje karroce, si nje dhurate per diten e Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›