Ti shpetosh qortimit te qortimeve te Lasgushit
Filozofia ne sistemin poetik te Lasgushit eshte vene ne fokusin e studimit ne nje botim te ri te Elidon Gjikajt. Eumlshte nje monografi e re per vepren e Lasgush Poradecit Cikli filozofik ne sistemin poetik te Lasgush Poradecit variante burime poetike botimet Naimi duke u vleresuar si nje kerkim shkencor per nga metodologjia. Duke qene i sigurt ne njohjen e temes se zgjedhur autori i ka shpetuar kurthit te qortimit te qortimeve qe poezia e Lasgush Poradecit i ofron bujarisht duke iu larguar polemikave me karakter ideologjik - vlereson ne parathenien shoqeruese studiuesi Shaban Sinani. Argumentimi i tezes se Lasgush Poradeci krijoi nje sistem poetik te vetin eshte teorik dhe analitik. Libri Vendi i ciklit filozofik ne sistemin poetik te Lasgush Poradecit variante burime poetike i studiuesit Eldon Gjikaj eshte nje monografi e shkruar me rreptesi kritike me fjale tejet te kursyera me nje gjuhe sa shkencore dhe aq edhe te kuptueshme larg cdo manierizmi te qellimshem per ti rritur formalisht vleren punes me thellesi arsyetimi dhe konkludimi.
Studimi vleresohet me konceptim te qarte qe ne krye duke shenjuar mire cilat ishin detyrat qe duhej te zgjidhte dhe si do te arrihej deri ne perfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe ne strukturen e qendrueshme te studimit ne rendin e perpikte te parashtrimit te lendes duke shkuar prej detyres me te pergjithshme tek ajo me e pervecmja dhe duke i dhene perfundimisht punes edhe nje rezultat te drejtperdrejte filologjik krahasimin shqyrtimin kritik dhe stabilizimin e tekstit te ciklit filozofik te poezise se Lasgush Poradecit.