E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoret në Kosovë, komuniteti malazez, kandidatë për 5 komuna

PRISHTINË-Subjekti politik i malazezëve kosovarë, Forca e Re e Malit të Zi në Kosovë, bën të ditur se ka dorëzuar listat e kandidatëve të saj për pesë komuna kosovare për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

"Forca e Re e Malit të Zi në Kosovë ka dorëzuar listat e kandidatëve për komunat Prishtinë, Pejë, Zubin Potok, Rahovec dhe Leposaviç", bëhet e ditur në komunikatën e dërguar sot.

Mes të tjerash theksohet se, "Forca e Re e Malit të Zi në Kosovë beson se deri në fund të shtatorit bashkësia nacionale malazeze do të jetë e pranuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se do jetë e përfaqësuar në mënyrë adekuate në Kuvendin e Republikës së Kosovës".
Në Kosovë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kanë aplikuar mbi 100 subjekte politike të spektrit të komuniteteve kosovare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›