E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakis Rouvas: Ne duhet të jemi më kritikë me veten. Duhet të dimë kush jemi dhe ku shkojmë

Share

Më poshtë është një pjesë nga artikulli i gazetës zvicerane “Magazin” me titullin “Etika e Sokratit”.

Është pothuaj mesnatë. Rruget e Plakas, njërës prej lagjeve më të vjetra te qytetit, ngjitur tek këmbët e Akropolit, janë të mbushura me të rinj, ata duan të pinë, kërcejnë, por mbi të gjitha ata duan të shohin atë, postar-in më të madh të Greqisë, Sakis Rouvas, Apollonin e rilindur. Ai qëndron i ulur në garderobën e tij në katakombet e sallës së koncerteve, një njeri i zhytur në mendime, krejt tjetër nga ai në tribunën e koncerteve, ku ai me këmishë të hapur zgjat grushtet në qiell, ndërkohë që këndon për dashurinë. Unë lumturoj njerëzit, ky është profesioni im. Unë prodhoj lumturi. Sakis Rouvas është kudo prezent, ai hap spitale, mbledh lekë për fëmijët me kancer, qesh nga pllakatet nëpër mure, luan në filma, jep koncerte. Ai ka një imazh të pastër, dy fëmijë të vegjël, një grua të bukur, asnjë afere seksi. Kur jam në skenë, e ndjej menjëherë nëse publiku është i gëzuar ose i mërzitur, qysh prej disa muajsh ne jemi të gjithë depresivë. Por ai nuk e pranon këtë, ai dëshiron të mbushë fansat e tij me gëzimin për të jetuar. Njerëzit vijnë tek unë që të harrojnë hallet dhe unë i ndihmoj ata.

Greqia ndodhet në një tunel, thotë Rouvas, ne duhet të bëhemi përsëri të ndërgjegjshëm se kush jemi. Ai beson në etikën e Sokratit, në fuqinë e analizës vetjake. Ne duhet të jemi më kritikë me vetveten. Më të sinqertë. Ne duhet të pyesim vetveten: Nga vijmë dhe ku duam të shkojmë?

Ku pra zoti Sakis?

Në cilësitë e vërteta të jetës, familje, miqësi, përgjigjet ai. Te fitosh lekë është gjë e mirë, por unë dyshoj nëse kjo të çon në një jetë më të lumtur. Ai ka shume miq milionerë, ata hanë Hummer (një prodhim deti shumë i shtrenjtë) në drekë, por ata nuk e shijojnë atë.

Sakis Rouvas tregon për fëmijërinë e tij në Korfuz. Ne kishim një shtëpi të vogël, një kopsht me portokaj, disa domate, kujtoj aromën e tyre, thotë ai me zë të ulët. 20 minuta më vonë ai qëndron në skenë nën delirin e fansave.

Këtë aromë të domateve nuk kam se ku ta gjej më. Ai kërkon i dëshpëruar, por nuk gjen gjë. Kur ai ishte për herë të parë në Amerike, ai nuk mund te kuptonte se si njerëzit mund të jetonin atje, tek gjithçka e veshur me plastikë, ushqimet e industrializuara. Greqia nuk duhej katandisur kështu. Ne duhet patjetër të kthehemi tek domatet, thotë ai, sikur flet me vetveten.

Përgatiti: Agim Huso

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›