E Premte, 6 Nëntor 2026

Sako në SPAK: U pyeta si person në dijeni, nuk lidhet me punën time si kryebashkiake

TIRANË, 17 maj/ATSH/Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sako qëndroi në SPAK rreth dy orë, ndërsa në dalje u ndal në një prononcim për mediet, ku theksoi se prania e saj në Prokurorinë e Posaçme nuk lidhej me detyrën e saj si kryetare e bashkisë së Durrësit.

“Isha si person në dijeni, por nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”, tha Sako. Kryetarja e bashkisë së Durrësit u përgjigj me “jo”, kur gazetarët e pyetën nëse prania e saj lidhej me inceneratorin e Tiranës. “Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor”, përfundoi Sako.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›