E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plotësimi i formularëve, nxjerrë problme të reja

04/02/2005  Në rang republike janë tërhequr 30 mijë deri 40 mijë formularë dhe po kthehen masat e para.

Nga formularët e plotësuar deri tani vetdeklarimi ka nisur që nga viti 1990, '91, '92, '93 e deri tani. Ata që i kanë bërë ndërtimet pas këtyre viteve e ndjenë veten më të sigurt. "Problme ka me ata që kanë ndërtuar në vitet 1992 dhe 1993, pasi kanë zënë një apo dy dynym tokë dhe jua kanë shitur të tjerëve pa dokumentacion. Dhe kjo kategori gjendet në një situatë të vështirë", thotë Lame. Ata gjenden para presionit se duhet t'u kthejnë paratë njerëzve. "Ajo çfarë duhet të shmangim është krijimi i piramidave apo piramidzave në hije", thotë Lame. Por, sipas tij pretendimi për të paguar simbolikisht për tokën është i padrejtë. "Këta njerëz thonë se duan të legalizojnë ndërtime në parcela mbi 500 metra katror dhe njëkohëisisht çmim minimal. Këto dy kërkesa janë në kundërlogjik me njëra tjetrën, pasi të kesh ndërtuar deri 500 metra katror, aq sa e lejohet me ligjin e legalizmeve do të thotë që ke ndërtuar një vilë dy, tre katëshe, dhe kur ke bërë një investim të tillë tregon se je dhe në gjendje për të paguar vlerën e asaj toke", arsyeton Lame. Ai shpjegon se ka dhë një kategori tjetër që nuk e prisnin. Në formularët që janë dorëzuar ka dhe vetdeklarime për ndërtime pa leje të bëra para viteve '90. Këtyre njerëzve ju është dhënë toka me një pusullë nga fronti i lagjes dhe kanë dërtuar, por nuk kanë leje ndërtimi. Pra mbushja e formularëve nxjerr problme të tjera që tregon se duhen përgatitur të tjera kategori. Ndërkohë janë dhe të tjerë që e kanë bërqë ndërtimit vitin e kaluar, apo i kanë nisur ndërtimet këtë fundviti dhe këtë vit me shpresë se mund të përfitojnë.

Kategoritë

1.Ndërtime pa leje para vitit 1990

2. Ndërtime në tokë të blerë pa dokumenta

Kryeisht janë ndërtime të vitit 1992 e në vazhdim

3. Ndërtime pa leje në tokë të blerë nga pronari i vërtetë, shumica të ngritura nga viti 2000 deri 2004

4.Ndërtime të nisura pas miratimit të ligjit 24.12.2005 deri tani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›