Vëllau i Marselinos: Të jesh zhigolo është punë

Zhigoloja brenda shtëpisë së “Big Brother 6” është personi që ka ngacmuar më shumë kuriozitetin e publikut për ta zbuluar se te cili prej tyre fshihet ky sekret.
I përfoluri i vetëm deri tani ka qenë Marselino, 25-vjeçari i ardhur nga Bari, i martuar dhe me një djalë. Nxitoi të bëhet protagonist në këtë lojë para kamerave duke i pasur kundra banorët, ndërkohë që për jetën e tij, pasionet e fshehura dhe marrëdhëniet me femrat, tregon vëllai i tij 18-vjeçar, Franko. Ai ka rrëfyer për "Panorama" shumë gjëra për Marselinon, duke përfshirë edhe çfarë di ai për ate që përflitet mbi të shkuarën së tij si zhigolo.
"Të jesh zhigolo konsiderohet punë, përderisa ofron seksin për para. E në qoftë se është një punë që sjell përfitim dhe mbijetesë, atëherë kush nuk do donte ta bënte një gjë të tillë, kur puna dhe seksi janë dy domosdoshmëritë kryesore që kanë lindur me njeriun?!", ka thene Franko, duke mos mohuar as pohuar se ky është sekreti i vëllaut të tij:
"Të gjithë kanë bërë diçka në jetë në forma nga më të ndryshmet, ashtu siç ua ka diktuar jeta. Por fati i ndan disa gjëra, disa të jenë më të privilegjuar në jetë. Besoj që këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse profesioni “zhigolo” nuk ka lindur sot, por është më i hershmi i njerëzimit. Çdo burrë është “zhigolo” për gruan e tij". /Indeksonline/