Salarjon Totaj: Nuk e ndalim grevë pa u hapur kutitë
Salarjon Totaj, është njëri prej katër grevistëve u dërguar dje në spital, pas shqetësimeve të shfaqura në stomak dhe luhatjeve të tensionit. I riu nga qyteti i Fierit shprehet i vendosur për t'u rikthyer në grevën e urisë sapo të lërë spitalin. Ai shprehet se kauzës së nisur do t'i shkojnë deri në fund.
Kur u rëndua gjendja juaj shëndetësore?
Shqetësime kam pasur që në ditën e katërt të grevës, por dje u bërë më keq. Unë kam marrë mjekim vazhdimisht nga mjekët që rrijnë pranë grevistëve. Sot(dje), paradite fillova të kisha dhimbje të pa durueshme në stomak, kështu që më dërguan me urgjencë për në spital.
Do t'i riktheheni grevës pasi të lini spitalin?
Sapo të marr mjekimin e duhur do të shkoj përsëri në grevë, përkrah grevistëve të tjerë. Shpresoj që sapo të mbaroj mjekimin e nevojshëm, të kthehem nesër (sot), në grevën e urisë.
Salarjon, çfarë apeli keni ju për qeverinë?
I bëj apel qeverisë që ne nuk dorëzohemi, edhe pse bëhemi për spital dhe përsëri do të jemi atje. Të mos mendojë njeri që ne dorëzohemi pse vijmë në spital. Grevën do ta vazhdojmë derisa të plotësohen kërkesat tona, pra nuk dorëzohemi pa u hapur kutitë. Dy rrugë ka qeveria, ose të hapë kutitë, ose të largohet.