E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth-Rama: Institucionet të jenë të pavarura

Prokurorja e Përgjithshme ka zbardhur takimin e sotëm mes kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth. Në një deklaratë për shtyp prokuroria e përgjithshme bën me dije se gjatë takimi pati si temë kryesore pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me prosesin zgjedhor.
 

Në takim ambasadori Wollfarth është shprehur se gjatë këtij procesi është vërejtur se vendime të caktuara kërkojnë një interpretim ligjor, ndaj është e rëndësishme që trajtimi i tyre me profesionalizëm të ndikojë drejtpërdrejtë në zbutjen e qëndrimeve.
 

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, duke ndarë të njëjtin qëndrim me ambasadorin Wollfarth, u shpreh se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës.
 

Sipas prokurorisë një nga temat e diskutimit ishte edhe mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë që është edhe një nga kushtet themeltare të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend.
 

Gjithashtu në takim janë diskutuar edhe për çështje të veçanta me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, si çështja e imuniteteve, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të veçantë siç janë ato që lidhen me ngjarjet e 21 janarit, transparenca dhe efektiviteti në gjykim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›