Sali Berisha nënshkruan sot me grupin “Maseglia”
Kontrata për ndërtimin e parkut të prodhimit të rrymës elektrike nga energjia e erës
TIRANE - Me prezencë të kryeministrit Sali Berisha nënshkruhet sot kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe “Maseglia” grup (ose kompleksi energjetik i Lezhës).
Ky projekt parashikon, ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia e erës, prej 78 aerogjeneratorë, me kapacitet 234 MW, në dy nënzona, në komunën e Shëngjinit dhe të Balldrenit, Lezhë, me një prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 750 milion kWh. Ndërtimin e një centrali me fuqi 140 MW të prodhimit të energjisë elektrike, duke përdorur si lëndë djegëse biomasën e lëngshme (vajra bimore), me një prodhim të energjisë elektrike rreth 1,1 miliard kWh.
Ndërtimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, në komunat Kallmet /Lezhë (Shqipëri) – Manfredonia (Itali), me një kapacitet total prej 1,000 MË.