Kitaristi kosovar me famë botërore Petrit Çeku, sot në Akademinë e Arteve
Autori i Lajmit: red.
Për herë të parë kitaristi nga Kosova, Petrit Çeku do të jetë i ftuar special në koncertin e orkestrës simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar, që do të shfaqet sot në mbrëmje në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto, në kuadër të stinës koncertore, 2008-2009. Kitaristi me origjinë nga Kosova, Petrit Çeku, që sot jeton në Zagreb (Kroaci) dhe ka dhënë mjaft koncerte në vende të ndryshme të botës, thotë se "kjo shfaqje është shumë speciale për mua për faktin që luaj me orkestrën e RTSH-së, e cila ka artistë që i njoh që kur kam qënë i vogël, ndërsa tani do luaj në skenë bashkë me ta". Në Shqipëri, vijon ai, kam gjetur shumë energji pozitive. Përveç kitarës, i pëlqen letërisa dhe tenisi, por duket se edhe udhëtimi kur thotë se "herën tjetër, kur të vizitoj Shqipërinë, do të bëj një udhëtim turistik për të parë nga afër Sarandën, Gjirokastrën, Vlorën, Beratin, Krujën, Shkodrën dhe qytete të tjera.” Çeku që ka luajtur me kitarë që në fëmijëri, po përgatitet për disa koncerte të tjera nëpër botë, pasi ka fituar çmime në gara shumë të vështira, ndaj dhe triumfi në to mbetet shumë special. "Për mua të gjitha çmimet që kam mërrë janë shumë të rëndësishme", thotë ai. Petrit Çeku ka lindur në Prizren, Kosovë në vitin 1985. Në shkollën fillore mori mësime në muzikë nga Luan Sapunxhiu. Në vitin 2002, u vendos në Zagreb, Kroaci, ku vazhdon studimet muzikore. Në vitin 2003 fitoi çmimin e paraë në "Oll-Croatian Competition" në Dubrovnik, më pas në konkursin ndërkombëtar për kitarë “Anna Amaila” në Ëeimar, (Gjermani).Vite më pas, fitoi konkursin për kitarë “Emilio Pujol” në Sassari, (Itali), si dhe “Andreas Segovia” në Velbert, (Gjermani). Në vitin 2004, përfaqësoi Kroacinë në "European Music Prize for Youth" në Dubrovnik, ku fitoi çmimin e parë. Gjithashtu në 2004 fitoi çmimin e parë të Shoqatës së kompozitorëve të Kroacisë për interpretimin e një vepre të një kompozitori kroat, bëhet student i klasës së Darko Petrinjak në Akademinë e Muzikës në Zagreb, ku diplomohet në vitin 2008. Pertit Çeku ishte i vetmi kitarist në konkursin ndërkombëtar të artistëve të rinj të muzikës “Ferdo Livadic” në Samobor, (Kroaci) ku ka marrë çmimin e parë. Çeku është vlerësuar me Medaljen e Argjendë në "The Parkening Competition" në Malibu, (Kaliforni), çmimin e dytë në “Printemps de la guitare” në Charleroi, (Belgjikë) në 2006. ndërsa duke fituar konkursin "Pittaluga Competition" në Alessandria, (Itali) në vitin 2007, Çeku bëhet një nga kitaristët kryesorë të gjeneratës së re. CD-ja e parë e tij u realizua në shtator, 2008 nën markën e njohur amerikane, "Naxos". Po në 2008, Petrit Çeku vlerësohet me çmimin vjetor të Orkestrës Filarmonike të Zagrebit si muzikanti më i mirë i vitit.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009