Lulzim Bashës i del asfalti i Sheshit Skënderbej
Asfalti i saposhtruar i Sheshit Skënderbej në Tiranë ka nisur të çahet, copëtohet dhe dëmtohet rëndë. Madje ky dëmtim ka nisur prej Hotel Tiranës dhe ka vijuar në disa vende të tjera përgjatë muzeut e deri afër bashkisë. Nuk ka duruar më shumë se katër muaj asfalti i shtruar nga firmat e përzgjedhura të Lulzim Bashës në dëmin që po heton prokuroria prej 4 milionë eurosh. Por i duhej edhe dëmtimi i dukshëm ku kane dalë edhe pisllëqet e tenderave. Asnjë firmë ndërtimi në botë nuk shtron asfalt mbi asfalt, por teknikët e përzgjedhur nga kunati i kryebashkiakut thyejnë çdo kufi. Petët këtij lakrori të gatuar keq ia ka nxjerrë asfalti i ri, që ka zbuluar të vjetrin poshtë. Asnjë inxhinier nuk do lejonte një shtrim të tillë pa hequr një herë shtresën e afaltit poshtë dhe me tej shtrimin me çakull apo me përbërje të tjera inertesh sipas projektit. Tashme Basha ka dalë me një projekt të ri për harxhim parash, ndërkohë që 4 milionë eurot e para ikën dëm dhe kryebashkiaku ende nuk ka dhënë llogari. Pas inaugurimit kujtojmë të gjithë se ai premtoi se ndërtimi ishte cilësor në shërbim të qytetarëve.
Ndërkohë, shtatë studio do paraqesin të enjten projektet e tyre për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Studiot arkitekturore si DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 The Netherlands, Albert Speer & Partners Germany, Cino Zucchi Architetti Italy, Gerkan, Marg & Partners Germany, Kees Christianse & Partners The Netherlands, Grimshaw Architects United Kingdom, do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.
Këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.
Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
AMA NEWS