E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ne alarm, kerkohen perforcime

Aranit Muraci

Tirana nuk ka nenshkruar ende nje kontrate te re, per edicionin ne vijim, vetem me mesfushorin Saimir Patushi. Lojtaret e tjere, qe mbyllen edicioin e "champions" do te jene ne perberje te ekipit kampion, pasi konfirmimi eshte dhene zyrtarisht gjate dites se djeshme. Veterani i mesfushoes pitushi ka qene lojtari i vetem qe nuk eshte aktivizuar asnje minute ne miqesoren e djeshme, pasi mesohet se ai nuk ka firmosur kontraten e re. Por Patushi vazhdon negociatat dhe mbetet qe te mesohet gjate javes se ardhshme nese do te jete apo jo pjese e bardhebluve, per edicionin tjeter. Trajneri Ilia Loncarevic shpreson qe ne te ardhmen skuadra e tij te perforcohet me disa lojtare cilesore, per te mos vene ne rrezik titullin kampion, duke qene se kontingjenti i te rinjve qe eshte seleksionuar para nisjes se kampionatit ka rezultuar, larg nivelit te duhur. Kesisoj, trajneri i ka sugjeruar klubit qe te nise vezhgimi i lojtareve me emer, per te afruar tre perforcime. Sukaj ishte nje emer i lakuar deri pak dite me pare dhe pas deshtimit te proves me Hansa Rostok ne Gjermani, vlonjati mbetet alternative per bardheblute. Por edhe Sabino Plaku eshte nje alternative. Trajneri kroat i bankines se Tiranes do te drejtoje kampionet ne fuqi me synimin e vetem qe ata te mbrojne titullin. Dinamo eshte perforcuar ndjeshem dhe shihet si rreziku kryesor per t'i rrembyer titullin. Sakaq, rivalja tjeter e Tiranes, Vllaznia ka afruar nje numer te konsiderueshem lojtaresh nga tregu i huaj, me objektivin e vetem per te fituar gjithashtu titullin kampion. Shkodranet jane shprehur, edhe nje here, nepermjet klubit, te bindur se do te mbajne ne kontingjentin e tyre edhe mbrojtesin Elvin Beqiri, si elementi i sigurise se arritjes se objektivit. Nese Beqiri dhe te tjeret nuk do te arrijne te kalojne ne tregun e huaj, Vllaznia mbetet alternative e vetme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›