Semundjet e pasherueshme, 69 %e pacienteve pa sherbimin e duhur
Pacientet te cilet kane semundje te pasherueshme, pikerisht ata qe kane 6 deri ne 9 muaj jete, nuk marrin sherbimin e duhur shendetesor. Ky fakt eshte bere I ditur dje ne nje takim te perfaqesuesve te shoqates se Semundjeve Palative ( te pasherueshme). Sipas te dhenave nga kjo shoqate rreth 69 per qind e pacienteve qe vuajne nga keto semundje nuk marrin sherbimin e duhur, dhe vetem 21 per qind arrije te perfitojne mjekimet e domosdoshme. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili i pranishem ne kete konference ka theksuar se do te rritet vemendja ndaj ketyre pacienteve nderkohe qe do te kete edhe investime per ta. "Ne vitin 2010 spitali onkologjik do te kete pajisje te reja diagnostikimi. Keto do te jene te teknologjise se fundit. Nderkohe qe pacientet do te integrohen ne shoqeri pavaresisht problemit shendetesor qe ata kane" ka nenvizuar Vasili. Sipas te dhenave rezulton se ne vendin tone cdo vit numerohen rreth 4 mije raste te personave te prekur nga kanceri. Kurse ne bote kjo shifer eshte shume here me e larte deri ne 10 mije persona. Duke pare shifrat e larta te pacienteve me semundje te pasherueshme ministri Vasili ka kerkuar bashkepunimin e klinikave private me spitalet shteterore per tu ardhur ne ndihme ketyre pacienteve.