Durrës, tre të arrestuar për pengmarrje

Drejtoria e Policisë Durrës
Një grup të rinjsh, të gjithë me precedentë penale, janë grindur mes tyre dhe më pas kanë marrë shokun e grupit dhe e kanë rrahur brutalisht me shkopinj bejsbolli dhe me pas e kanë mbyllur në bagazhin e mjetit që kishin në dispozicion. Sipas policisë, në këtë grup miqsh të përbashkët, disa përbënin një bandë vjedhësish që shkonin në lokale dhe që aty gjatë konsumit të pijeve, hartonin edhe projekte se çmund të vidhnin në orët e mëvonshme. Një mik i tyre I.Beqja, me precedent penal, disa herë i arrestuar, i ka ftuar në një klub të zonës së Manzës dhe u ka thënë se do ti qeraste.
Ata janë ulur të 4të dhe pasi kanë konsumuar pije të ndryshme kur janë larguar u është kërkuar nga lokali që të likuidonin lekët. Shoku që kishte marrë përsipër ti qeraste i kishte gënjyer dhe siç kanë deponuar në hetuesi, nuk i kishte shlyer lekët që kërkoheshin. Atëherë ata pasi kanë dalë nga lokali kanë vendosur ta ndëshkojnë duke e rrahur deri në humbje ndjenjash. Ata ka përdorur armë edhe shkopinj bejsbolli për ta goditur pa mëshirë. Pasi e kanë rrahur e kanë marrë dhe e kanë mbyllur brenda në bagazhin e mjetit. Gjatë orëve të natës, sipas të dhënave të policisë, viktima është gjetur ndanë rrugës ku e kishin hedhur miqtë e inatosur.
Të afërmit e kanë dërguar menjëherë në spital dhe mjeket duke parë gjendjen e tij, kanë dyshuar dhe kanë njoftuar policinë e cila ka nisur hetimin rreth kësaj ngjarje. Policia po përpiqet që të zbardhe detajet dhe ka vënë në pranga personat e përfshirë në këtë ngjarje. Të arrestuarit janë I.Allci, 20 vjeç, S. Leba, 22 vjeç dhe A. Lloti, 21 vjeç të cilët kanë dhunuar 29-vjecarin I.Beqja. /M.Brunga/