E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda fitojnë titullin Akademik

Share

Akademia e Shkencave të Shqipërisë njoftoi se asambleja e saj,  pas zhvillimit të procesit të votimit me votë të fshehtë për fitimin e Titullit Akademik, ka shpallur dy akademikët e rinj, Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda.

Anastas Angjeli, themelues dhe rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, veç aktivitetit të tij drejtues administrativ dhe shtetëror, ka një përvoje rreth 30 vjeçare në fushën pedagogjike- shkencore. Ai është profesor në fushën e ekonomisë financë dhe ka dhënë një kontribut të shquar teorike e praktike, veçanërisht në fushën e financave publike, sistemin fiskal e bankar, reformave strukturore të ekonomisë, zhvillimit të institucioneve të tregut, biznesit dhe investimeve të huaja, dhe në hartimin e zbatimin e legjislacionit shqiptar në këto fusha, sidomos ne këta 20 vjet tranzicion. Ai është autor i disa librave monografie, artikujve shkencorë-publicistikë brenda dhe jashtë vendit dhe ka përfaqësuar vendin tone në disa konferenca ndërkombëtare. Nazim Gruda, prof. në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me banim dhe i punësuar në Gjermani në disa institucione universitare dhe shkencore.

Sipas procedurës ligjore dhe rregullores së Asamblesë se  Akademisë se Shkencave, shpallja e vendeve bosh për titullin Akademik ishte bërë rreth 3 muaj më parë. Më parë të dy kandidatët kishin titullin Akademik i Associuar. Në votimin e djeshëm me votë të fshehtë, morën pjesë 37 anëtarë të asamblesë nga 39 që janë gjithsejtë (akademikë dhe akademikë të associuar). Prof. Dr. Anastas Angjeli mori 32 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Prof. Dr. Nazim Gruda mori 26 vota pro, 9 kunër dhe 2 abstenime.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›